Basha paralajmëron: Keq e më keq do bëhet nëse…

May 13, 2017 13:22

Basha paralajmëron: Keq e më keq do bëhet nëse…

Në fund të fjalimeve të protestuesve, nga podiumi i improvizuar gjithë të pranishmëve dhe mbarë shqiptarëve u është drejtuar kryedemokrati Lulzim Basha.

Pasi ka përshendetur gjithë protestuesit që iu bashkuan kauzës së madhe të opozitës, Basha ka theksuar se kjo nuk është thjesht një protestë.

“Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë në një vend të vetëm si sot. Kurrë më parë, nuk ka bekuar drita e perëndisë, një bashkim kaq të madh zemrash dhe vullnetesh si sot, ky është referendumi i shqiptarëve për republikën e re”- tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Ju shoh e ju dëgjoj edhe ju atje në fund para heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sic ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 netë me rradhë që nga fillimi i lëvizjes sonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit. Sot jeni 3 herë më shumë, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik.

U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, gjimnazistë, punëdhënës e punëmarrës, dhe miq nga e gjithë bota që na qëndruan dhe na qëndrojnë në krahë në betejën tonë të pakthyeshme për betejën për demokraci të vërtetë.

Ajo që nisi si rruga e bashkimit, i vetmi shteg ku miliona shqiptarë të shqypur, të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, e të shpunësuar, ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kish kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, që iu shkatërroi ekonominë, ju vrau vendet epunës, për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë u kthye në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, ngjalli kurajën në zemrat e cdo shqiptari….Për ta përmbysur republikën e vjetër dhe për të ngritur së bashku të renë, të vetmen republikë të qytetarëve shqiptarë.
Nuk e ka parë ballkani, Evropa, bota, ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, marshimi kundër të keqes, kjo është shpallja e shpresës dhe besimit te vetja juaj, familjarët juaj dhe së bashku te Shqipëria jonë.

Këtu keni ardhur, ripërtërtja e besimit të cdo shqiptari te vetja, familja, dhe njëri-tjetri, nuk ka njeri në tokë të na marrë këtë besim, shpresa dhe vendimi për Repubikën e re.

Falë bashkimit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të jetë më si më parë. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historik kombëtar, ne shqiptarët e bashkuar nuk e njohim e nuk do të njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës.

Tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më të madhe, të zgjedhjeve të ardhshme që shqptarët të mos kenë Kuvend nga vota e tyre, por të diktuar nga krimi. Jemi bashkuar për ti thënë ndal këtij projekti, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë, zgjedhje me krimin dhe drogën nuk ka e nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira me qeveri teknike që nxjerr jashtë kriminelët, lufton drogën dhe u kthen shqiptarëve besimin dhe garancinë te vota e tyre e lirë.

Sot jemi 15 herë më shumë se dje e nesër do të jemi edhe më shumë. PD që ju e lindët për kauzën e madhe të pluralizmit bëhet cdo ditë më e fortë dhe më e madhe duke luftuar me ju e për ju për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Askush nuk dobësohet nga lufta për kauzën e drejtë, i bën lëvizjet e pamposhtshme dhe bashkimin tonë të pathyeshëm.

Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan Evropën dhe Amerikën, në asnjë vend të Evropës nuk luftohet më fort për Evropën se në këtë shesh të lirisë, qendresës.

I vetmi vendim që e con vendin në Evropë, që kthen fatet në duart tuaja, për t’i thënë njëherë e përgjithmonë lamtumirë republikës së vjetër, ne jemi këtu që përmes republikës së re t’u kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve, t’u japim 650 mijë pensionistëve të drejtën që në krye të 4 viteve të para pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj.

Të gjithë këto janë të mundura dhe të rezlizueshme nëse kuçedra e republikës së vjetër largohet nga burimi i pasurive dhe parave të shqiptarëve, nëse e presim lidhjen mes krimit dhe politikës, asgjë nuk ndryshon, keq e më keq do bëhet nëse ia lejojmë krimit dhe drogës të vendosë në vend të shqiptarëve përmes zgjedhjeve farsë të diktuara nga krimi dhe droga, asgjë nuk do të jetë si më parë nëse ne së bashku marrim fatin tonë në duart tona.

Republika e re nuk është e politikanëve, në repubikën e re me kushtetutë dhe ligj anëtarët e parlamentit do të zgjidhen vetëm si produkt i vullnetit tuaj, do jenë avokatët tuaj para qeverisë.

Që kjo të ndodhë duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme, ku cdo shqiptar të shprehë vullnetin e vet i pakërcënuar, shitur, blerë, nga krimi, droga, apo pushtetarët.
Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në vend, koha e monizmit shkoi njehërë e përgjithmonë, ne as do lejojmë as pranojmë kurrë rikthimin e monizmit dhe zgjedhjet pa opozitën t’i harrojë republika e vjetër dhe çdokush që qëndron pas saj.

May 13, 2017 13:22
Komento

10 Komente

  1. betixho May 13, 13:39

    LIDHENI KETE TE MARE.KY QENKA FARE BUDALLA,KUJT I FLET KY DHE KUSH E DEGJON KETE GENJESHTAR DITEN PER DIELL.LARGUHUNI MENJEHERE NGA KY I METË.URGJENT DIVORCI I DEMOKRATEVE ME KETE FANTAZME I GUZHINAVE TE HUAJA.ESHTE DETYRE IMPERATIVE.

    Reply to this comment
    • Xha Temja May 13, 17:56

      Goxha njerez paka patur ne proteste sot!
      Une ne fakt,nuk isha sepse ashtu ishte nje pune,por sipas kesaj qe thote Lulka,une paskam qene aty dhe me paska pare e numeruar ky kaqoli bashke me ate plakun e pjerdhur qe eshte bere tamam si Xhivola tek “Arturo Ui” !

      Reply to this comment
    • Albani May 14, 03:21

      Betixho I nderuar, nuk eshte budalla bashuqi, POR nje tradhetar e agjent I betuar kunder kombit shqiptar.
      Mareveshja me detin, Vrasje e 21 janarit, Avokat I shtepise se verdhe me dik martinin kunder luftetarve te UCK .
      Ky monster antishqiptare duhet te perfundoje ne burgim te perjetshem bashke me banden berishiane.
      Te protestohet prane ambasades hollandeze si dhe pse I eshte dhene nenshtetesia familjes basha.
      Popull vetem kesaj bande nuk duhet ti shkohet pas .mos harroni sidomos 1997 qe e kerkojne prape.
      Ju FLM

      Reply to this comment
  2. Ben May 13, 14:37

    Epo…ta fillosh fjalen me nje mega-genjeshter! Se ku i pa Lulushi 600.000 demostrataxhinj, vetem ai e din, me sa duket i pa me syte e Sali Gallofit. Gabim trashanik qe e ngriti podiumin e fjalimeve prane cadres, ku krahasimet e permasave nuk perbejne veshtiresi per askend. Keshtu te gjithe e pane se para sa vetave cirrej Kryerepublikani i Ri i fantaksur…po te mblidheshin ne cader te pakten do te ishin futur ne force dhe do perfitonin edhe pilafin me qoftet…

    Reply to this comment
  3. MH May 13, 15:11

    Cfrytezo rastin e lutu fort qe nuk ka shtet.Po te kishte shtet ty more lulush bashk me salushin tashti do ishit duke pradhisur ne burg historinat e flliqta qe i keni ba keti popullit.

    Reply to this comment
  4. n May 13, 15:13

    600 mije vete dote thote te futej ne zgjedhje dhe pa tjeter do te fitonte . I shkreti Basha…………………

    Reply to this comment
  5. Rezi May 13, 15:44

    Sa shumë ju lut zotit sot ky Luli! E vutë re? S’e dinte se c’po thoshte e rrinte,rrinte e i lutem zotit. E kuptoi se i erdhi fundi, vërtetë për të ardhur keq! Do shpëtoni demokratë nga kjo farë e keqe që flet në emrin tuaj, dhe vetë e kini parë që më mirë jeni pa mitingjet e Berishës, ju lodhi i pari, ju shkatërroi i dyri. Lironu bulevardin tani mos T’ju ngrenë për leckash se është ndërrum pa leje. Ore po atë Lelën e patë gjëkundi mor aman? Po Fahriun, ideatorin e Lulit udhëheqës? Ju faleminderit shqiptarë të ndërgjegjshëm që nuk shkuat pas gënjeshtrave të Lulit.

    Reply to this comment
  6. paci May 13, 17:17

    Mire se ky ka dale jashte çdo realiteti ,po pse nuk i tregon kush rrugen mor aman , gjynaf kure i mendon hallin , kure e degjon duke i kerkuar Zotit te shpetoje ate dhe çadren sikur Zoti do te harroje gjynahet e fajet e panumerta te Lulit sikur Zoti do braktiste popullin dhe institcionet qe jane vene me sakrifica sublime per te zbatuar urdherat e Zotit ne toke e do te mbeshteste edhe nje here si ne para histori njerezit e çadres ne mes te rruges .

    Reply to this comment
  7. XXXL May 13, 18:25

    E gezofsh “Republiken e Squ-pisave”… ha ha… ku do te futesh nga dajaku i babi kriminelit qe ke sjelle kaq “shume” protestues, te cilit i merrte brenda te gjitha cadra e krimit.

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic May 14, 00:59

    Pa tjeter qe me keq do te behet nese sidomos per ty.PD duhet te largoj menjeher nga drejtimi si njeri i pa afte dhe i korruptuar deri ne palce.
    Ti duhet te dalesh para drejtesise njeore e me pare per te gjith zullumet qe i ke bere shqiperise.
    Genjeshtar njeri i korruptuar dhe me sense antikombetar.Ke firmosur detin Mos Harro.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*