Basha: PD do të hyjë në transformim të thellë

March 8, 2018 20:04

Basha: PD do të hyjë në transformim të thellë

Partia Demokratike do të hyjë në një proces të thellë transformimi që do t’i paraprijë transformimit të Shqipërisë. Kështu është shprehur Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD.

Kreu i demokratëve konfirmoi se në datat 28 dhe 29 Prill do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

“Pa dyshim që ka mendime kritike. Pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet në vendime të cilat përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë. Dëshiroj të falenderoj anëtarët e Kryesisë për frymën e përgjegjësinë me të cilën diskutuan.

Shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si një proces brenda Partisë Demokratike, por si procesin nga i cili do të lindë një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptar.

Unë personalisht do të garantoj që ky mos të jetë një proces formal, por i vërtetë, i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë të PD, për këtë transformim të PD që do t’i paraprijë transformimit që presin shqiptarët“, u shpreh Lulzim Basha për gazetarët.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike ishte i pranishëm dhe ish-deputeti Arben Imami, kritik i Bashës. Ky i fundit e propozoi Imamin si anëtar të grupit të punës për ndryshimet statutore të partisë, por ish-deputeti refuzoi.

o.j/dita

March 8, 2018 20:04
Komento

2 Komente

  1. ALBAN DEGA March 9, 03:53

    A MUND TI BESOHET NJE HAJDUTI ME CIZME QE VJEDH EDHE SHTEPINE E VET !?

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikane kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komandues te urdherave kobezi te Sali Berishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

    Reply to this comment
  2. Nji Dashamir March 9, 03:54

    Rrofte Republika e Re e Rinovuar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*