Basha: PD do të ofrojë një model të ri për qytetarët

September 22, 2016 23:10

Basha: PD do të ofrojë një model të ri për qytetarët

Kreu demokrat Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka deklaruar se PD do të ofrojë një model të ri për qytetarët. Ai ka folur edhe për ligjin e mbetjeve.

Në këtë drejtim Basha ka thënë se, “skepticizimi që ju shprehni ka brenda një të vërtetë. Politika shpeshherë nuk është në krah të interesave të publikut dhe për këtë arsye shoqëria shqiptare nuk ka besim tek klasa politike. Por PD duhet të ofrojë një model të ri politik dhe shoqëror, të cilin e kemi nisur në bashkëbisedim me qytetarët fshat më fshat dhe qytet më qytet. Garancia që unë jap është një model i ri dhe shoqëror që ne do ta ndërtojmë bashkë me qytetarët”, ka siguruar Basha.

Basha është pyetur në emisionin Opinion në lidhje me ligjin e mbetjeve të riciklueshme. Ai tha se PD e ka shprehur vullnetin e saj, në Kuvendin e Shqipërisë nga deputetja Albana Vokshi. Kreu i PD-së, theksoi se Partia Demokratike është kundra këtij ligji. Ne nuk do ta votojmë.

“Qëndrimi ynë për ligjin ka evoluar, 70 mijë qytetarë mblodhën firmat kundra këtij ligji, ne e respektojmë këtë vendim”, tha Basha në Opinion. Por sipas Bashës, dilema qëndron se pse Partia Socialiste, kur vite më parë u shpreh kundra këtij ligji, dhe sot është pro një ligji të tillë. Cila është arsyeja që PS ka ndryshuar qëndrim. “Rama i ka prerë në besë qytetarët, të cilëve, u pati premtuar se me ardhjen në qeveri të socialistëve, ku ligj nuk do të zbatohej”.

September 22, 2016 23:10
Komento

4 Komente

  1. MH September 22, 23:41

    Model te ri nese nuk vidhni,nuk prostituoni,nuk kryeni krime e shantazhe,nuk blini vota diten e zgjedhjev.Por edhe nese kritikoni vetveten deri ne taban te bazes qe vegjetoni duke ia ngritur kembet terma pa pike meshiret kryetradhtarit ortakut te dhe ti vetes.Mund te besohet Modeli i Ri.

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 22, 23:55

    PSE LULZIM BASHA PO KTHEHET ME KALE TE BARDHE NE POLITIKEN SHQYPTARE?

    sepse:

    Ftyrkeqi Edi Rama po ja shtron rrugen ketij PARASHYTISTI te Saliut me veprimet mafioze te tij dhe po i lekund shqyptaret ne zgjedhjen e tyre kur i dhane voten nje KAQOLI pa shkolle qe nuk di te organizoje prodhimin kombetar dhe po kerkon me lakmi egoisti budalla qe te fitoje LEKA te shpejta pa punuar vetem duke i zbathur breket Botes qe te fuse plehrat e saj ne vendin tone.

    prandaj:

    edhe Lulzim Basha, PARASHYTISTI i Saliut po duket gjithmone e me i kendshem ne media dhe opinion publik,

    sepse:

    Mileti ka filluar te flase qe:

    SALIU I KEQ ISHTE, POR EDVINI ESHTE DJALLI VETE.

    Reply to this comment
  3. LULUSHI September 23, 08:24

    modelin e cilin model mordenar
    shitjen e detit
    gerdecin
    21 janarin
    lazaratin tend
    familjen berisha po ik o i degjeneruar se le nam kur te filloje pune BKH ti do arrestohesh more pusht

    Reply to this comment
  4. perkthyesi September 23, 11:45

    Sigurisht qe jane krejtesisht te pabesueshem! Keta thone, me jepni dhe nje here mundesine te nuserojme, pa e dime ne se si nuserojme! Kishin 8 vjet ne pushtet, pse nuk e bene?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*