Basha për PD, Bojaxhi: “Froni” do t’i kalojë kopjes së të atit, votoj Olldashin

Interviste July 9, 2013 22:17

Basha për PD, Bojaxhi: “Froni” do t’i kalojë kopjes së të atit, votoj Olldashin

I djathtë por i mënjanuar nga Partia Demokratike, Gjergji Bojaxhi, deklaron se disfata e thellë e kësaj partie në 23 qershor ishte votë ndëshkuese ndaj modelit Berisha dhe krizës ekonomike. Në një intervistë Ora News në emisionin “Tonight Ilva Tare”, anëtari i Këshillit Drejtues të PD tha gjithashtu se koalicioni me LSI ishte një kosto e madhe për forcën e djathtë më të madhe në vend.

“Situata ekonomike ka ndikuar në humbjen e së djathtës. Ka qënë një votë edhe për të ndëshkuar dhe për të hequr kryeministrin Berisha nga pushteti. Partia Socialiste nuk ka shtuar mandatet e saj, ato i janë shtuar partive të vogla. Berisha nuk e lejonte të zhvillohej Partinë Demokratike dhe nuk e linte të modernizohej. Partia Demokratike u largua nga lufta kundër korrupsionit, gjë që ndikoi në rënien e mbështetjes së saj. PD-ja në mandatin e saj të dytë qeverisës nuk ishte në lartësinë e qeverisjes që pati performuar në mandatin e pare. Nuk isha dakord për koalicionin me LSI-në në vitin 2009, koalicioni e dëmtoi PD- në” tha ai.

Bojaxhi e ka quajtur të nxituar garën e hapur në selinë blu për postin e kryetarit të PD, pasi në bindjen e tij kësaj partie i duhet të kalojë disa proçese për tu reformuar. Teksa ka bindjen se froni do kalojë tek kopja e të atit, që për të është zoti Basha, me shpirtin rebel nuk nguron të deklarojë publikisht votën e tij si anëtar i PD pro Ministrit Olldashi.

“Dy njerëz kanë bërë koalicion me LSI, Basha dhe Berisha. Militantët e djathtë asnjëherë nuk ishin të qetë me koalicionin e LSI përgjatë 4 viteve. Ajo që zoti Olldashi po flet gjatë takimeve, po tregon se Basha është një nga modelistët e marrëdhënies me LSI, e ka moralin politik shumë më të ulët. Asnjë nga dy kandidatët nuk është shprehur se cfarë do të bëhet me të mënjanuarit. Të dy duan të kandidojnë në garë se janë me miratimin e zotit. Berisha. Nuk është cështja për të mënjanuarit apo jo, por kjo parti do ndryshojë në qasjen e saj për mënyrën si do ta bëjë politikën.Unë nuk kam parë arrogancë të drejtpërdrejtë nga Ministrat siç flitet, nëse po flasim për arrogancë politike është punë tjetër. Arsyet e rezultatit zgjedhor janë më komplekse. Shpesh herë mund të kesh një medim, e diskuton, edhe sikur mos të jesh dakord, pas disa ditësh fillon e bluan. Është vështirë të kesh një hibrid. Me rëndësi është nëse krijon një frymë të re, afrimi i të mënjanuarve kalon në plan të dytë. Unë do votoj për zotin Olldashi.Nuk kam asrye të shqetësohem për këdo që mund të fitojë garën, nuk u shqetësova as kur PD drejtohej nga zoti Berisha” u shpreh Gjergji Bojaxhi.

Për të bërë diferencimin mes kandidatëve, anëtari i PD shkon dhe më tej në vlerësimet e tij, duke deklaruar se kryebashkiaku Basha është katapultim direkt i Berishës dhe familjarëve të tij. Më tej ai ka denoncuar dhe dënuar njëkohësisht influencën e familjarëve të kryeministrit Berisha në ekzekutiv.

“Brenda PD ka një grup njerëzish që asnjëherë nuk kanë qenë në vendimmarrjen e familjes së Kryeministrit. Varet kush do fitojë, kjo do tregojë dhe ndikimin e Berishës në të ardhmen. Olldashi s’ka qenë asnjëherë i rehatuar me këtë ndërhyrje në parti, Basha e ka ndërtuar karrierën e tij me këtë ndërhyrje. Unë me integritetin që kam në publik, nuk mund të gënjej ata që më dëgjojnë apo shikojnë. Që ka pasur ndërhyrje të qarta në ekzekutiv nga anëtarët e familjes së Kryeministrit Berisha, ka pasur. Ai ka qenë në dijeni, përgjegjësinë atij ja kam vënë për këtë fakt, që njerëzit që kontrollonte ti ndëshkonte nëse bashkëpunonin me ta për vendime që ai nuk ishte dakord. Sot me jetën që kemi , prindi s’mund të jetë përgjegjës për veprimet e fëmijës së tij. Unë me gjërat që kam administruar nuk kam lënë të ndërhyjë njeri”tha më tej Bojaxhi.

Ofertat nga AK dhe FRD: Nuk bëj akrobacira politike

Nëse do ishte për të bërë akrobaci politike, e kisha mundësinë brenda PD. Unë jam i interesuar për jetën publike, më pëlqen, por jo aq sa për të dalë nga vetvetja. Për dy partitë nuk isha i bindur se kishin një model apo alternativë të mirë për shqiptarët. Modeli ëhstë shumë I thjeshtë, kur je në pozicione publike, duhet që primare të jetë interesi i përbashkët dhe cdo tjetër duhet të jetë dytësore. Unë të paktën kështu kam vepruar, në Shqipëri nuk ka problem ideologjik mes të majtës dhe të djathtës. Jë drejtues politik nuk ëhstë vetëm për t’iu përshtaur shoqërisë por edhe për ta udhëhequr. Misioni im për moementin është të ngre flamurin shqiptar në shtatë majat më të larta të botës.

Vota e 23 qershorit: Shqiptarët do ta kuptojnë shumë shpejt që PS-LSI nuk kanë shkop magjik

Ne jemi një shoqëri që fatkeqësinë tonë e kemi se nuk mësojmë nga të tjerët. Ne shumë gjëra mund ti kopjojmë nga vendet e tjera që kanë kaluar këtë tranzicion. Në këto zgjedhje ndryshimin e bën klientelizmi. Ky model që do qeverisë Shqipërinë katër vitet e ardhshme është i dështuar, por pas katër vitesh do të kuptojnë se Shqipëria nuk do të jetë më mirë. Nuk ka asnjë shoqëri normale, kur dikush të vjedh dhe ti thotë bravo të qoftë, kjo do të thotë se ka arritur nivelet e kanibalizmit që më shumë ha se prodhon. Mendimi i gjërave ngushtë vetëm për veten, nuk është zgjidhje. Ti mund të bësh korrupsion, por të bësh shumë gjëra. Por jo të bësh korrupsion dhe të hapet dera, ti në këtë moment je i varrosur politikisht.

Apeli i Ramës për fondet publike: Duhet ta kthejë në standard dhe për qeverinë e tij

Do të ishte mirë që jo vetëm të shprehë shqetësimin, por dhe të vendosë standartin që edhe PS 6 apo tre muaj para zgjedhjeve nuk do të bëjë marrëveshje tenderash apo shpenzime. Të njëjtat komente ka bërë dhe PD në 2005.  Mirë do ishte të kishte një ndërprerje muajt e fundit, shqetësimi mund të jetë i drejtë por duhet ndryshuar modeli, mos të kemi përsëritje.

Ndërtimet pa lejë: Rama ka dhënë shembuj pozitiv, shpresoj ta vazhdojë misionin

Është një evazion i jashtëzakonshëm fiskal, në radhë të parë është mospagesë taksash dhe si e tillë duhet trajtuar. Ky shtet u shkon nga mbrapa bizneseve.Në rastin e ndërtimeve pa leje do jepja një vlerësim për kryetarin e opozitës në kohën që isha drejtues i Inspektoriatit të Ndërtimit. I kam kërkuar një takim për të kuptuar nëse do ta mbështeste punën e Inspektoriatit dhe nuk do e përdorte politikisht. Në gjithë punën që bëra ai nuk doli ta godiste politikisht, i qëndroi fjalës së tij. Shpresoj që tani që është në pozitë, ta vazhdojë këtë mision.

Privatizimet: Qeveria e re  duhet të respektojë ligjin, por jo në mënyrë selektive

Në raste të caktuara s’ka arsye të mos bëhen, por nuk duhen bërë në mënyrë klienteliste. Qeveria duhet të respektojë ligjin, por jo në mënyrë të njëanshme. Nëse qeveria do përpiqet të bëjë seleksionime sigurisht është një problem. Bizneset si vendase dhe të huaja kanë nevojë për kosistencë.

CEZ, Bojaxhi: Duhet riprivatizuar sa më parë

CEZ duhet ta riprivatizojnë sa më shpejt. Privatizmi ka dështuar për shkak të institucioneve shqiptare, një pjesë edhe prej CEZ. Ajo që ka qenë dikur KESH, ka pasur tre degë. Prodhimi dhe transmetimi janë punë më teknike dhe mund të administrohen edhe nga kompani publike. Shpërndarja është shërbim në radhë të parë. Sic u privatizuan shërbimet bankare, mendoj se edhe  CEZ duhet privatizuar.

Arbitrazhi me  kompaninë çeke: Shteti shqiptar do dalë i humbur

Me dijeninë që kam ne do ta humbasim, përgjegjësia kryesore i takon shtetit shqiptar. Ishte një veprim i nxituar, deri iku politik përzënja e kësaj kompanie. CEZ do ta fitojë gjyqin në Arbitrazh ndaj shtetit shqiptar./ORA

 

Interviste July 9, 2013 22:17
Komento

6 Komente

  1. Dashnor Kozaj July 9, 23:15

    Koment per ty Gjergj .Me vjen keq qe po te pergjigjem ne menyre te hapur, ketu perpara lexuesve shqiptar,por me detyrove ,me kete deklarate qe ke bere . Ti gjergj Bojaxhiu, sot duhet te ishe ne burg, minimalja e akuzes ndaj teje eshte ,Shperdorimi I detyres . Me siper shkruajta,se me vjen keq qe po te pergjigjem publikisht ,ne kete gazete per dy arsye ; E para ,kam qene shok me dajat e tu ne Patos, se shpia ime dhe e nenes tende ,nuk I kalon 80 metra linear ,dhe e dytaqe eshte me kryesorja , une te kam paditur ligjerisht,me anen e nje kerkes padie ne Gjykaten e Tiranes, se gjate kohes qe Ju keni qene ne detyre si Drejtor ne K.E.SH sha,i keni sjelle nje dem ekonomik Shqiperise dhe shqipetareve,nje shume prej ,mbi 600 miljon euro, ne procesin e privatizimit te O.S.Sh.se.Ti I paditur Gjergj Bojaxhiu, I biri I Aleksanderit dhe I Jolandes ,je shkaketar qe I ke humbur shtetit tim,dhe mua personalisht, nje dem ekonomik qe kap shifra te jashtezakoneshme ,mbi 600 miljon euro,ne procesin e privatizimit te O.S.Sh,se.I pandehur Gjergj Bojaxhiu, ne Kerkes Padine qe eshte duke u gjykuar ne Gjykate,une te kam argumentuar me fakte shkresore se ke firmosur shkresen me numer protokolli, 8956 ,dt.04 ,07 ,2007 ,drejtuar Divizionit te Shperndarjes [O.S.Sh,se]Kjo shkrese jep te drejten qe te kryhen inventarizimin fizik te te gjitha aseteve te O,S,SH,se.ne te gjithe Shqiperine,pa I bere vleresimin real te cmimit te aseteve. Shkelja ligjore konsiston se ke future si reference ligjore,me anen e te cilit komisjonet ne te gjithe Shqiperine,kane punuar me nje ligj I cili kishte kohe qe ishte shfuqizuar nga Kuvendi I Shqiperise. Behet fjale per ligjin nr,7661, dt,19,01,1993, ;Per Kontabilitetin ; Ky ligj eshte shfuqizuar nga ligji nr,9228, dt,29,04,2004, ;Per Kontabilitetin dhe Pasqyrat financiare .;ndryshuar me ligjin nr,9477, dt,09,02,2006,, neni 26. Shfuqizimi qe shkruhet; Ligji nr 7661, dt19,01,1993 ;Per Kontabilitetin ; shfuqizohet me hyrjen ne fuqi te ketij ligji.Neni 27. Hyrja ne fuqi.Ky ligj[9228, dt 29,04,2004] hyn ne fuqi ne daten 01 janar 2006. Gjergji me qarte dhe me te hollesishme ne detaje e ke lexuar ne kopjen qe te erdhi ne zyren tende,kur ishe ne detyre qe ta dergoj Gjykata . Pra pergjigju para ligjit per demet qe ke bere dhe si bashke autor ne shkaterimin e Shqiperise tone .

    Përgjigjjuni

    Reply to this comment
    • Toni July 10, 04:10

      Z. Kozaj, Gjykata e apelit la ne fuqi vendimin e gjykates se tiranes, e cila e rrezoi padine tuaj, apo jo?

      Gjykata e Apelit ne baze te nenit 466/a te K.Pr.Civile

      V E N D O S I

      Lenien ne fuqi te vendimit nr. 3699 date 06.05.2011 te Gjykates se Rrethit Gjyqesore Tirane.

      Tirane me 13.09.2012

      ANETARE ANETARE KRYESUES
      SHKËLQIM MIRI FIQIRETE MULLAJ ALAUDIN MALAJ
      d.v d.v. d.v

      Vertetohet njesia me origjinalin
      KANCELARI
      Altin GJANA

      Reply to this comment
      • edi July 10, 09:20

        Ky bojaxhiu ka gelltitur nje luge çorbe te prishur dhe do e gelltis tere jeten. E di ai per cfare e kam fjalen Se shpejti do te dale dhe llogarite e tij OFF Shore si Andis Harasani.
        Prandaj rri urte te gjithe e dime per ke punon….

        Reply to this comment
      • Pilo Lala July 10, 20:57

        Bojaxhiu eshte fjala e lire ne PD.
        Por PD kerkon vetem ushtare te bindur, jo krijues e punetore si Bojaxhiu. Suksese Labi i Jugut, se je trim dhe sypatrembur.
        Derrmoji larashet meskine dhe budallenj qe kerkojne te mbajne PD parti Tropojane.

        Reply to this comment
  2. skandro July 10, 12:44

    Ej,nuk mund te kuptoni Gjergjin.Ai ka mare edukate kristiane,pra ka ne gen te kundertat e Salush shpellarit dhe bythelepiresve te tij te shumte…

    Reply to this comment
  3. Dashnor Kozaj July 10, 13:01

    pergjigje per komentuesin Toni . Kjo ceshtje eshte duke u gjykuar ne Gjykaten e Larte . Kjo gjykate e ka kopetence qe ta gjykoj vete me themel ,ceshtjen ,ose ta kthej per rigjykim,ose mund ta mbylli ,qe do te jete nje krim I rende ndaj ekonomise te vendit tone . Une kam bere detyren time ne perputhje ,me kodin e audituesit .I takon organeve kopetente ta zgjidhin ,kete krim monstruoz qe I ka ndodhur ekonomise te Shqiperise tone ,qe ka falimentuar ,nen drejtimin e ketyre banditeve ,qe per te plotesuar interest e tyre meskine ,kane te drejte te shesin kalin per nje qime bishti ,sic e ka bere realitet ,alpinisti Gjergji Bojaxhiu . Te fala Toni ,por do ishte mire ,qe te vendosje ,identitetet e tua reale, beu djale I mire dhe kopetent ,shikoje te verteten me kurajo e mos zhvillo ne memorjen tende , vesin e hipokrizise, mos I ngja Sali Berishes .Puno per nje Shqiperi te denje dhe Europjane, se une po jetoj ketej ne Europe qe ju po e enderoni ,ndersa Gjergji Bojaxhiu ,la Ameriken dhe erdhi per te vjedhur ne Shqiperi, se atje ka cecua bicak ,deri dhe ne denim me vdekje .Toni ,keto qe ka bere Gjergji Bojaxhiu se bashku me Sali Berishen e bandat e tyre ne Shqiperi, ti kishin bere ne Amerike , do te ishin denuar me denim maksimal,qe eshte ,denim me burgim te perjetshem ose me vdekje ne karrike elektrike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*