Basha për Ramën: Ky njeri e ka humbur lidhjen me realitetin

August 22, 2015 08:51

Basha për Ramën: Ky njeri e ka humbur lidhjen me realitetin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, se e ka çuar vendin në një krizë të thellë ekonomike.

Në një postim në rrjetin social FB, Basha thekson se Rama ka kurajën që gropën prej 160 milionë dollarësh në Dogana dhe Tatime ta cilësojë një sukses ekonomik. Sipas tij kjo nuk është gjë tjetër vetëm humbje e realitetit.

Basha thekson se kjo humbje e realitet vjen vetëm për faktin se Rama dhe kontrabandistët janë në një krah dhe nuk e dinë aspak se çfarë po ndodh me popullin shqiptar, i cili rëndohet çdo ditë e më tepër nga rritja e çmimeve dhe taksave.

“Vetëm një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin ka kurajën që gropën 160 milionë dollarëshe në Dogana dhe Tatime ta quajë sukses të transformimit ekonomik. Ekonomia lëngon, çmimi i naftës kap majat, shqiptarët shtrëngojnë rripin, refugjatët vërshojnë drejt Europës, por Edi Rama krihet para pasqyrës së propagandës.

Kryepërgjegjësi krihet sepse nuk ka ndjeshmërinë më të vogël për ankthin e mijëra familjeve që luftojnë përditë betejën për bukën e gojës. Sepse nuk ja ndjen për fatin e qindra mijëra të papunëve që kanë dalë në mes të rrugëve prej taksave dhe çmimeve të larta.

Sepse nuk i bëhet vonë për dhjetëra mijë shqiptarë që kanë marrë rrugët e kurbetit qëkur ky mori frenat e pushtetit.

Nuk i kupton e as nuk do t’i kuptojë hallet e njerëzve, nuk i hyjnë në sy listat e shtuara në dyqane, dhe sofrat e boshatisura të familjeve shqiptare. Sepse ai vetë është në krye të një sofre tjetër, tog me kontrabandistët e naftës dhe cigareve, tog me klanet kriminale të Bushëve dhe Roshëve me shokë.

Ndaj nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë zgjidhje, por vetëm kërbaç për të pamundurit, kulaç për klientelën dhe çorbën e prishur të propagandës që nuk ja gëlltit më askush”, shkruan Basha në FB.

August 22, 2015 08:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*