Basha përjashton nga lista votuesit e Selamit

July 20, 2017 21:20

Basha përjashton nga lista votuesit e Selamit

Fakti që Partia Demokratike dhe kryetari i saj i ngrirë nuk i bën publike listat e votuesve të saj, ka ngjallur dyshime të mëdha për manipulimin e këtyre listave apo për kontroll të tyre nga ana e Lulzim Bashës. Këtë e ka përmendur dhe rivali i tij për postin e kryetarit Eduard Selami, teksa e ka quajtur garën të pabarabartë pasi ai vetë nuk di se kush do të votojë për të.

Në fshatin Muhurr të Dibrës, është sinjalizuar se familje të tëra me teserën e Partisë Demokratike, anëtarë të vjetër të kësaj force politike të cilët kishin shprehur hapur votën e tyre për Eduard Selamin nuk do të lejohen të votojnë.

“Dita” ka pyetur vetë kandidatin Selami për të konfirmuar këtë lajm dhe ai na ka thënë se përfaqësuesi i tij në komisionin zgjedhor të Partisë Demokratike ia kishte konfirmuar këtë shqetësim. Sipas zotit Selami, rreth 40 familje të cilat kanë shprehur hapur votën e tyre pro tij, nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listën e votuesve. Selami i bën thirrje Bashës se ka kohë deri të premten për të reflektuar, duke i futur në listë anëtarët e PD të cilët janë përjashtuar vetëm pse janë votues të hapur të tij.

Kjo është provë e garës së pabarabartë që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike, e cila edhe si e tillë po tentohet të manipulohet nga Lulzim Basha. Pakënaqësia për lidershipin aktual të Partisë Demkoratike është e lartë dhe e vetmja mënyrë që ka gjetur Basha për të mbajtur postin e tij të kryetarit, është të manipulojë zgjedhjet brenda forcës së tij politike duke përjashtuar të gjithë votuesit e deklaruar të rivalit të tij, Eduard Selami. Se sa do ia arrijë, kjo mbetet për t’u parë./DITA

July 20, 2017 21:20
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju mij kenetash,dhe avoketer te djallin. July 21, 07:53

    Nje loje e peshtire politike brenda jashteqitjes shqiptare ne dite e vite,po ndodh ne perzgjedhjen e krietarit te bandes se PD-se,kesaj force politike qe i vuri zjarrin Shqiperise.Ne PD nuke mund te kete demokraci, perderisa kjo “force”politike sundohet nga ish bashkepuntore te ish sigurimit famekeq te diktatures komuniste.Mjaft me, me me skenare te felliqur te rradhes se jashteqitjes shqiptare ne dite e vite,o sot o kurre PD- ne duhet ta drejtojne intelektuale te pa perlyer me te djeshmem dhe te sotmen,sa korruptive,aqe dhe kriminalitet ne dite e vite deri me sot.Me shit bucen dhe blije belysh eshte politike e deshtuar deri me sot. Ne hapsiren shqipfolese,ku ujqerit dhe cakejte derdhin lot krokodilesh,vetem per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin dhe popull.Kjo politike bastardesh tashme ka deshtuar, pritet ndeshikmet ndaj tyre si autore dhe bashkeautore ne mijra krime e superkorrupsine ne dite e vite ku keto ujqer e cakej jane deshmuar me zeza,figure dhe deshmi te gjalla sa istitucionale aqe dhe popullore dhe medjatike.Besoni dhe denonconi marrite e tyre dhe mos u beni pjese me to ne bangen e drejtesise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*