Basha premton “luftë” ndaj TVSH-së për biznesin e vogël

October 15, 2017 16:47

Basha premton “luftë” ndaj TVSH-së për biznesin e vogël

 

Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike do të kundërshtojë dhe luftojë që të mos futet skema e TVSH-së për biznesin e vogël.

Këtë premtim, Basha ia dha disa familjeve në Paskuqan.

Sipas tij, kjo taksë do t’i detyrojë këto biznese të ngrejë çmimet, ndërkohë që edhe me këto çmime mezi e mbyllin muajin.

Postimi i Lulzim Bashës:

Biznesi i vogël me të cilën mbahen mijëra familje në zonën e Paskuqanit e quan shkatërruese futjen në skemën e TVSH-së. Rrit kostot, dhe do ti detyrojë ata të ngrenë çmimet. Edhe me çmimet aktuale, shprehen ata, mezi e mbyllin muajin. Unë i garantova se Partia Demokratike do të kundërshtojë dhe do të luftojë që kjo të mos ndodhë. I ftova të bashkohen në këtë betejë, për të mos lejuar këtë çmenduri të qeverisë që sjell falimentimin e biznesit të vogël dhe rritjen e çmimeve dhe kostos së jetesës për gjithë qytetarët.

October 15, 2017 16:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*