Basha: Protesta e së enjtes do të jetë e kombinuar kundër pr/buxhetit të varfërisë

December 16, 2015 12:47

Basha: Protesta e së enjtes do të jetë e kombinuar kundër pr/buxhetit të varfërisë

Protesta e opozitës e paralajmëruar për të enjten do të jetë e kombinuar në dy drejtime.

Sipas kreut demokratë, deputetët do të jenë në sallën e Parlamentit, ndërsa qytetarët do të protestojnë jashtë ndërtesës.

“Do të bëjmë çmos të ndalojmë projektbuxhetin e varfërisë dhe recensionit më të thellë. Qytetarët do të bëjnë një protestë paqësore jashtë për largimin e qeverisë së rrezikut kombëtar. Kjo qeveri është virus dhe prej saj vijnë vetëm lajme të këqija”, tha Basha.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i PD-së, tha se“perspektiva e katastrofës nuk është më parashikim, por një realitet që po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë po e lejuam”.

“Prandaj i bëj thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit për të larguar këtë qeveri, të diktojmë një qeveri teknike që përgatit zgjedhje të reja dhe të votojmë më pas për atë që duam. Kjo është zgjidhja”, shtoi ai. /Dita/

December 16, 2015 12:47
Komento

2 Komente

  1. TJ December 16, 17:37

    I mjeri Basha! Idiot i lindur!

    Reply to this comment
  2. gon December 16, 19:22

    Ti ushtar i serbeve dhe grekeve duhesh varur per gjuhe ne mes te sheshit Skenderbej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*