Basha: Punësimi, prioriteti numër një i Partisë Demokratike

April 23, 2016 10:24

Basha: Punësimi, prioriteti numër një i Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me tregtarë dhe banorë të Rrëshenit, ku ka theksuar se prioriteti i PD-së është punësimi dhe energji falas për familjet me ndihmë ekonomike deri në 200 kw.

Basha në fjalën e tij ka theksuar se “punësimi i shqiptarëve do të jetë prioriteti numër një i tij si kryeministër i ardhshëm. Dhe për këtë, Partia Demokratike ka platformën e saj, që nis me uljen e taksave, siguri juridike për investitorët dhe kthimin në ekonomi të 1 miliard eurove, që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve. Falja e kamatëvonesave dhe energji falas deri në 200 kw në muaj për familjet në ndihmë ekonomike është një tjetër hap i parashikuar në programin e Partisë Demokratike”.

basha1-

Basha pohoi se investitorët kanë frikë të investojnë, sepse po të hapin një investim, i pari do t’u vijë taksidari, i dyti do të vijë zyrtari i korruptuar, që do të kërkojë pjesën e vet për një licencë për një leje, i treti do të vijë krimineli me mbështetje qeveritare, që do të kërkojë gjobën me pistoletë në kokën e biznesmenit.

“Detyra numër një e qeverisjes së ardhshme të demokratëve do të jetë punësimi i rinisë shqiptare dhe për këtë ne do të bëjmë gjithçka. Kemi propozuar dhe do të ekzekutojmë që javën tonë të parë faljen e kamatëvonesave dhe borxheve të energjisë elektrike të pakonfirmuara, por përmes sistemit aforfe dhe të njëjtën gjë edhe për faturën e ujit”, tha Basha.

April 23, 2016 10:24
Komento

1 Koment

  1. gjethi April 23, 10:41

    Ka mundesi “te jete” prioriteti kryesor, njelloj si trami e te realizohet po si trami!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*