Basha: Qeveria të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës

November 26, 2019 11:14

Basha: Qeveria të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës.

Basha i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa uron shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë!

Ky mëngjes na gjeti të tronditur thellë nga tërmeti i frikshëm që fatkeqësisht, solli humbje jetësh njerëzore, lëndime, si dhe dëme të mëdha.

Partia Demokratike, unë dhe familja ime u shprehim ngushëllimet më të thella familjeve që kanë humbur të afërmit e zemrës, dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Ne po bëjmë gjithçka që t’i gjendemi pranë çdo shqiptari në këtë fatkeqësi dhe tronditje të madhe të përbashkët.

ZERO interpretim politik nuk kam sot, përveçse një thirrje qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës, për të mjekuar të dëmtuarit, për të inventarizuar dëmtimet, për të mirëmenaxhuar panikun dhe pasojat e tërmetit.

Vëllezër dhe motra!

Të gjithë në këmbë, solidaritet të pakursyer dhe të pakushtëzuar! Si vëllezër dhe motra të një gjaku, të një kombi, në krah te njerëzve që kanë humbur të afërmit e shtrenjtë, në krah të qytetarëve të lënduar që janë ende të tronditur dhe të dëmtuar rëndë.

Respekt, mirënjohje dhe mbështetje totale mjekëve, infermierëve, punonjësve të policisë, ushtarakëve, personelit të strukturave të emergjencës, kompanive që po ndihmojnë me çfarë munden për të përballuar këtë situatë të rëndë.

Të gjithë bashkë si një familje e madhe, pa asnjë dallim, do t’ia dalim!

 

j.l./ dita

 

November 26, 2019 11:14
Komento

6 Komente

  1. Niku November 26, 11:30

    Ik mor shkerdhate…ik shko gle gjume se nuk ka nevoje njeri prt ty o hajdut…ik fle gjume…ka kush i del zot jesaj dituate te veshtire…shlo fle gjume…shkerdhate.

    Reply to this comment
  2. Berti November 26, 11:31

    Cfare interpretimi politik do besh mor idiot…shlo mor ifiot fle gjume shko!

    Reply to this comment
  3. Epiriot me Zemer e Shpirt November 26, 11:47

    Maskara i poshter.
    Ti as ne vaki nuk duhet qasur ne dere.
    Sa krime keni bere o felliqsira.Gjaku poshter.

    Reply to this comment
  4. Donald November 26, 14:57

    I ke gjet vilat e rradhes? Kujt ja ke vene syrin? Apo do ikesh ne Maldivet fare se aty je i qete kokeloqe!

    Reply to this comment
  5. Jimi November 26, 20:52

    Nuk po e kuptoj dote kete debil !? Po pse more idiot, a nuk po te duket se po jetohet e po punohet ne gjerndje te jashtzakonshme ? Cfare kupton ti me gjendje te jashtzakonshme ? Shpalljen formale te saj nga ana e qeverise, apo masat e emergjences dhe punen intensive te te gjithe organeve shteterore qe ne momentin e ngjarjes? Shpetimi i jeteve njerezore dhe akomodimi i te lenduarve dhe te shpetuarve neper qendrat e asistences! Ne rastin konkret cfare do ti shtonte me shum se kaq, kontributit te gjithanshem dhe solidaritetrit njerezor, brenda dhe jashte, shpallja e gjendjes se jashtzakonshme? Qe te shpallet gjendje e jashtzakonshme , nuk eshte as ne deshiren e Ramnes, dhe aq me pak tenden! Nese vertet kushtet diktojne shpalljen e saj edhe ajo nuk do te vonoj. Po ju si politikane te pafytyre qe jeni, gjeni edhe kohen te beni politike edhe ne caste kobi!? Turp ju mbulofte ju, qe po talleni me ata fatkeqe qe i mbuloi betoni!

    Reply to this comment
  6. Elidoni November 26, 23:48

    Komplet idiot…shko fle e kuf te zgjohesh merrja ne goje sali qenit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim