Basha: Rama-Meta, fatkeqësi për shqiptarët

May 6, 2015 09:37

Basha: Rama-Meta, fatkeqësi për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie: Fiqiri Ismailin në Vorë, Hamdi Pashën në Krujë dhe Redi Saraçin në Shijak.

Basha i kujtoi mazhorancës premtimet e mëdha me të cilat erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe që deri më sot nuk kanë mbajtur asnjë, përkundrazi erdhi si fatkeqësi për çdo qytetar.

“Premtuan 300 mijë vende të reja pune, premtuan uljen e çmimit të energjisë, premtuan se 97% e shqiptarëve do të paguanin më pak taksa. Premtuan se fermerët do të paguanin çmimin e reduktuar të naftës dhe do të përfitonin subvencione për punën e tyre të lodhshme. Premtuan shëndetësi falas, legalizime falas dhe mosprishjen e asnjë objekti. Braktisën një nga një premtimet e tyre dhe sot, në çdo shtëpi vepra e tyre, dora e tyre ndihet vetëm si fatkeqësi, si papunësi, si mjerim apo si burgosje e njerëzve të pafajshëm, të cilëve nuk u ka lënë asnjë mundësi për të shlyer detyrimet e tyre”, theksoi kreu i opozitës.

Basha shtoi se vendi ka shkuar në drejtimin e gabuar dhe të vetmit që rilindën janë qeveritarët dhe kriminelët, sepse sipas tij, qytetarët janë zhytur në varfëri dhe mjerim.

May 6, 2015 09:37
Komento

8 Komente

  1. pro.... May 6, 09:48

    ..ehe,ehe,ehe..po kush duhet te jete??

    Reply to this comment
    • janaqi May 6, 10:11

      Bej ndonje investim ne Tirane z. Basha. Ke kater vite ne krye te qytetit dhe ende nuk po shohim asnje investim, para kater viteve premtove shume mirpo asgje nuk eshte realizuar. Ka ardhur momenti te japesh llogari perpara qytetareve te kryeqytetit.

      Reply to this comment
      • shoku mali May 6, 18:02

        Lulzim Basha premtoi: – kartat e studentit
        – Hapjen e qendrave rinore
        – Krijimin e hapsirave te gjelberta
        – Tramin
        -Terminalin, etj. Asnje nga keto nuk u realizua. Gjykojeni vete!

        Reply to this comment
  2. Patrioti May 6, 10:19

    luli para se te ngreje zerin dhe te shaje qeverine,te hedhi balte m bi qeverine do te ishte me mire sikur ai vet te pastrohej nga balta qe i ka zene kepucet sepse i la rruget e tirones gjith balte,do beje mire te zbardhej nga turpi i tij qe u hoq si i papuni i bashkise se tirones dhe jo si kryebashkiaku.popo te zbardhet por te gjej boje te mire jo si ai ajo boja qe beri vizat e bardha.

    Reply to this comment
  3. Juliani May 6, 10:22

    Po sepse ju lulzim basha e lat bashkine ne dore te hallit , e bet sikur ajo te ishte nje bashki ne ndonje vend qe nuk jetojne njerez .
    Dhe per dicka : Ku eshte Trami ? , Ku jane qendrat rinore ne cdo lagje ? , Ku jane kendet e lojrave qe ti premtove neper fushat ? . Apo tani qe erdhi fushata tjeter fillove te nisesh nje pune qe sic i themi ne populli ” I DOLI BOJA ” ashtu sic i doli boja vijave qe ti tentove te beje si per tu dukur sikur punon .

    Reply to this comment
  4. king May 6, 10:23

    dhe ku jane 2000 vendet e punes qe premtoi luli?dhe ku jane parqet per nje tirane te bukur?dhe ku jane parkingjet publike?dhe ku eshte zeri qytetar qe do drejtonte bashkine e tiranes?(ashtu sic premtoi ai).

    Reply to this comment
  5. Landa May 6, 10:26

    Z.Basha te gjithe ata qe kan patur deshiren e madhe qe te vazhdojne pune , kan vazhduar.
    Sepse kjo gje po ndodh qe te rinj po punesohen sic ndodhi ne panairin e punes qe ishte keto dite . Ku kishte shume vende te lira pune qe u punesuan shume te rinj .
    Ky vend ka nevoje per njerez qe te punojne dhe jo per pune qe i ikien boja per 1 dite si ajo e vijave per kalimtaret .

    Reply to this comment
  6. besi May 6, 12:02

    Nuk i kuptoj ankesat e parafolese! Kur ka qene ndonjehere Tirana me mire se ka?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin