Basha: Rama në qeveri, pasuron krimin dhe falimenton bizneset

September 5, 2018 12:08

Basha: Rama në qeveri, pasuron krimin dhe falimenton bizneset

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë paraditen e sotme akuzat se qeveria mbështet krimin e organizuar dhe oligarkët.

Basha tregoi nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” se si është rritur ndjeshëm numri i bizneseve që kanë shpallur falimentin, krahasuar me një vit më parë.

Sipas kreut të PD-së, nga 6140 biznese të mbyllura në periudhën janar-gusht 2017, kjo shifër ka shkuar në të njëjtën periudhë të vitit aktual në 9260.

Rritjen me 30% të numrit të bizneseve që kanë shpallur falimentin, Basha ia atribuon qeverisë së kriminalizuar.

Postimi i Lulzim Bashës:

Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë:

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 5 septembre 2018

s.a/dita

September 5, 2018 12:08
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*