Basha: Rama plan për të na përçarë, qëndrimi ynë s’ndryshon

July 4, 2019 19:36

Basha: Rama plan për të na përçarë, qëndrimi ynë s’ndryshon

Kryedemokrati Lulzim Basha duket i vendosur në aksionin e tij opozitar. Pasi ka lajmëruar nisjen e protestave, e radhës më 8 korrik, Basha shprehet se qëndrimi i tyre është i pandryshuar.

Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë në vendosmërinë tonë: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale”,- shprehet ai.

Ai foli ndër të tjera edhe për një plan të kryeministrit Rama, për të përçarë opozitën, i cili, siç thotë, nuk ka gjetur zbatim.

Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përçarë PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injoroni, përbuzini, e gjithë energjia në aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre, Edi Ramës”,- shton Basha.

 

b.b/dita

July 4, 2019 19:36
Komento

3 Komente

  1. CIRK ne KOLONI July 4, 19:59

    Sorroisti Basha dhe Sorroisti Rama.

    Reply to this comment
  2. bislimi July 4, 21:52

    Ky idiot gjithnjë pas humbjeve del më i fortë..

    Priteni kur të deklarojë ” edhe në gojë të ujkut hedhim valle”

    ose ” bar do të hajmë, ML nuk e tradhtojmë”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim