Basha: Rama po na kërkon kapitullimin, pret të bëjmë sehir në 30 qershor

May 22, 2019 19:39

Basha: Rama po na kërkon kapitullimin, pret të bëjmë sehir në 30 qershor

Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje letrës publike të Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij në Durrës, kryedemokrati tha se ai dhe mbështetësit e opozitës janë përpara dy zgjedhjeve: Kapitullim ose fitore.

“Ne kemi përpara dy dilema: kapitullim ose përballje deri në fitore. Edi Rama dhe kriminelët me të cilët uzurpoi pushtetin, na propozojnë kapitullimin.

Ai na propozon që me 30 qershor ne të bëjmë sehir teksa ai do të zhvillojë një grusht shteti përmes zgjedhjeve false.

Me propozimin e tij ai kërkon mbajtjen e karriges së tij dhe kapitullimin e popullit përballë bandave” – tha kryetari i Partisë Demokratike.

Më herët, kryeministri Edi Rama përmes një letre publike i kërkoi Bashës të ulen të tryezën e dialogut pa kushte. Sipas Ramës, të vetmit që po humbasin nga situata janë shqiptarët.

Rama shkruante se datën e zgjedhjeve nuk mund ta negociojë pasi nuk ka hapësirë ligjore, ndërsa shtonte se e ka të paqartë përse nuk u respektua marrëveshja e 17 Majit nga Basha.

l.h/ dita

May 22, 2019 19:39
Komento

15 Komente

  1. damam Damashi May 22, 19:46

    kwta perplasje publike mes Bashws e Ramws,jane vetem loje sepse nuk duan qe te behet vetingu.Te dyve ua ka kerrusur shpinen korrupsioni dhe nuk mund te ecim me me tej.Se po te duan Shqiperine zgjidhja eshte fare e lehte,te ulen te ndryshojne Kodin zgjedhor,te caktojne me mirekuptim nje date tjeter zgjedhjesh dhe te kandidoje e te fitoje kush e meriton dhe jo ata qe duan dy kryetaret e partive.Doni zgjidhje,jepni te dy doreheqje nese jeni patrioote.Ndryshe nuk i ha askush lojrat tuaja prej 30 vjetesh!!!!

    Reply to this comment
    • TV. May 22, 21:47

      Keta te bejne budalla me zorr,Rama gjeniu dhe Lul parimori,Marreveshje per cfare ? Per te miren e vendit ? Per karrigen e vet !

      Reply to this comment
  2. am May 22, 20:02

    Ky ben te fortin se ka frike perndryshe skish pse te hakerrehej. Ai tjetri therret per dialog sepse ka force.

    Reply to this comment
  3. Leonard May 22, 20:10

    Lulash Sumshkerdhyemi, je nje larve qe vegjeton nen breket e Salehut. Kurre nuk u bere nje dite burre. Kurre nuk e ngrite dot stature ne ate te nje shtetari. Larvat lindin dhe vdesin si te tilla. Me ate leter Rama te dha grushtin vdekjeprures ne sy te nderkombtareve sepse populli te njeh mire se cmall je. Edhe per ata eshte e qarte si drita e diellit qe ti nuk kerkon zgjedhje sepse e di se cdo marresh. Ti do pushtet ne tavoline. Ate do ta marresh vetem te gopi Aureles. RIP Pede.

    Reply to this comment
  4. Amerikani May 22, 20:19

    Zgjedhjet jane te dekretuara sipas kushtetutes. Nuk ka zgjedhje fals. I late mandetet si frikacake nga frika e humbjes dhe amplifikuat veprimet sipas mendjes te nje injoranteje qe per bagazh mendor ka dhunen dhe presionin. Nuk degjuat as liderin tuaj shpirteror kur ju paralajmeroi qe ky veprim do ju vinte jo vetem perballe shqiptareve por edhe perballe nderkbetareve. Dhe e gjitha mbi nje flluske sapuni. Mbi ca pergjime ku Niçja i thote Frojdit ti thote Dakos ti jape ca leke per vota. Fluska Babalesh dhe sot jeni futur me nje rreth vicioz per ” jete a vdekje” Dhuna u ka ngelur arma e fundit. Por me dhune dhe duke prishur proceset zgjedhore te sanksionuara me kushtetute nuk vihet ne pushtet.
    Tani prano ti Bashe kapitullimin dhe lere vendin per dike tjeter edhe pse kjo force politike nuk i sherben me asnje grupi interesi , klase apo te mires se vendit.
    Nqs ndokend eshte aq kamikaz qe rrezikoje per parate e Monikes, kunatin e Lulit apo qe te beje Zeni qejf me Arminen ne Tenerife ne qafe paçin veten.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro May 22, 20:54

      “Amerikan” , komentin tend e ka pelqyer dhe Kimi i Korese se Veriut dhe i ka derguar mesazh Rames qe te shtoje edhe pak tagji ne grazhdin tend!!!!!!!!

      Reply to this comment
      • Europiani May 22, 22:04

        Kurse ti Fidel Bolja e ke gaveten e trahanase te SHQUP-I bashke me Ed Paloqen dhe Strazo Kokerrjepurin,

        Reply to this comment
      • Amerikani May 22, 22:19

        O Fidel. Uen skam qene kurre as komunist as i persekutuar ne ate kohen e xhaxhit, e kam fjalen.
        Kur komunizmi ra , ju te persekuruarve nje komunist me teser partie u hodhi kapistallin. Keni 29 vjet qe Saliu ju nduk e ju qan dhe Mediu ju qesh.
        Tani kush eshte lopa qe ha tagji? Une apo ti?

        Reply to this comment
        • Fidel Kastro May 23, 13:33

          Amerikan, jam plotesisht dakort me ato qe thua per te perndjekurit (por vetem per nje pjese te tyre) e per Berishen, por dhe ti duhet te bindesh e te pranosh se gjithe kjo katrahure me emrin demokraci eshte deformuar nga komunistet dhe bijte e tyre qe akoma dhe sot , e shiten , e vodhen dhe e masakruan nenen Shqiperi. Une jam nje ish i perndjekur dhe sot perseri i persekutuar sepse nuk kam pranuar te tallem nga Berisha dhe te masakrohem nga Rama.Ndersa ti e sheh te keqen ne njerin krah dhe per Ramen hesht, nuk je i drejte dhe i paanshem dhe keshtu i pabesueshem ne ato qe shpreh.

          Reply to this comment
          • Amerikani May 23, 15:00

            Jo Fidel nuk jam i njeanshem. Nuk jam me Ramen. Kam zgjedhur te keqen me te vogel ashtu si pjesa me e madhe e vetuesve shqiptare qe nuk e shohin zgjidhjen me ” ritransmetimin e te njejtit film ” qe e kemi pare per 25 vjet. Nqs do shikoja ne skenen politike nje parti te re me njerez te rinj te pa perlyer ne llumin e kesaj klase politike te ketyre 29 viteve , do e votoja me gjithe deshire. Si mund te pranoj per kryeminister nje njeri te paafte , butaforik dhe dembel te provuar si Luli qe nuk shtoi dot nje tulle si kryetar bashki per 4 vjet dhe nje injrante ( qe nuk ka nevoje per t’i shtuar gje tjeter personifikimit te saj ) te drejtojne kete vend !?
            Ne keto kushte te mungeses se alternativave te reja , zgjedh Ramen si te keqen me te vogel. Ky eshte mendimi im dhe nuk dua te behem i besueshem per asnjeri se nuk me intereson. Komentoj si shqiptar qe i dua te miren vendit. ( gjithmone sipas mendimit tim )

  5. Bregu May 22, 20:57

    Shkruan nje carcaf te tere, nje gazete per ti mbushur mendjen te tjereve qe Rama ka te drejte,ju bythelepiresat duhet ta kuptoni se koha juaj ka mbaruar,Shteti Rama provoj me se miri 6vjet korrupsion me shume Tani ka ardhur koha ta gezoj Meten “presidentin me te mire te te gjitha koherave”Kontratave me Lulin ,aferave me te fortet,pazaret me “bisnesmenet”
    Care ben ne det e gjen ne kripe,thote populli ,Rama mund te kete fituar cdo gje pervec besimit,ate e ka humbur pergjithmone.

    Reply to this comment
    • PO , PO May 22, 21:51

      Ore , po cfar idjotesirea flisni , ti @Bregu me shoke ?! Ne se eshte e vertete , qe E.Rama ka humbur besimin ne popull , problemi eshte fare i thjeshte per tu zgjidhur . Edhe vete Edi Rama ua dha disa here nje shans te tille . Merrni pjese ne votimet lokale dhe… , ne se do te fitoni , qofte edhe nje bashki me shume , ne vjeshte do te kete zgjedhje te parakoheshme . Kerkoni garancite e nevojeshme brenda vendit dhe mbeshtetjen totale nga organizmat perkatese nderkombetare , dhe problemi eshte i zgjidhur edhe per nje femije ! Por ju , jini muter , nuk jini burra , qe nuk ua mban , as te futeni ne bisedime ,as te futeni ne votime . Duke e ditur kete , ju nuk kini kurajon perballeni me kundershtarin ne perputhje me rregullat demokratike , por shantazhoni me destabilizim , djegie e shkaterrim te vendit . Si te tille , jini VANDALE DHE EGERSIRA ANTIKOMBETARE !

      Reply to this comment
      • Bregu May 22, 23:43

        Me cilin flet ti mor aguridh,kujt po i tregon ti “zgjedhjet” ne Shqiperi,pionereve te tetevjecares ?! Sa per mua,ti evgjiti i Rames,qe e leshon gojen badjava,une as votoj e as qe ndodhem aty,po edhe po te votoja s’do votoja per asnjerin prej kllauneve tuaj sepse ne esence s’kane as me te vogelin ndryshim nga njeri tjetri,Meqe u nise ke Rama,po te pyes pse duhet ta besoj ? Po te rifreskoj pak memorjen,A ishte ky ai Rame qe vite me para se te merrte pushtetin akuzoj Meten hajdut ?
        A nuk ishte ky Rame qe ndau pushtetin me te ? A nuk eshte ky Rame qe e lavderoj si presidentin me te mire te te gjitha kohrave.Kujt ti besoj,hajdutit te Rames,apo Rames me hajdut ?! Rames vec e Lulit vec,apo te dyve koke me koke mbas pazarit ? Mund te genjesh veten po mos u mundo te genjesh te tjeret,Ju preu barku ju per stabilitet,stabiliteti juaj eshte karrigja,vetem per ate lufton si Rama si Luli,megjite zarbot qe u shkojne nga mbrapa.Po te kerkonin me te vertet stabilitet jepnin te dy doreheqjen nga pushteti se kane 30vjet qe e mjelin.
        Por kjo nuk do ndodhi deri sa ti heqin zvarre,koha do ta tregoje.Kupa eshte mbushur plot.

        Reply to this comment
  6. ilir May 22, 22:38

    Kur braktis fushen e betejes, sic ishte beteja e rradhes – ajo e 30 Qershorit, si e quan kete veprim kllouni i Berishes ?
    – Vet-kapitullim .
    Atehere cfare kerkoni ju plehra te Politikes ?
    Doni te hidhni disa fatkeq dhe hallexhinj te vobekte ne perplasje fizike dhe me arme ? – Bejeni, por zjarri qe po kerkoni te ndizni, ato “molotovet” do t’ju djegin juve se bashku me fatkeqet. Nuk do te shpetoje asnje. Pasi ne keto momente nuk ka dale ndonje dhelper qe t’ju mare ne mbrojtje sic beri dje-Fatos Nano, dhe pas tij Edi Rama duke te rrahur shpatullat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*