Basha: Rama refuzoi ftesën e ndërkombëtarëve më 9 qershor

September 25, 2019 10:56

Basha: Rama refuzoi ftesën e ndërkombëtarëve më 9 qershor

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pyetur nëse është i gatshëm të ulet në tryezën e diskutimit me kryeministrin Edi Rama për t’i dhënë fund krizës së thellë politike.

Basha tha se ai, PD dhe gjithë opozita e bashkuar kanë pranuar ftesën e faktorit ndërkombëtar për t’u ulur më 9 qershor në tryezën e diskutimit, por ka qenë vetë Edi Rama, që sipas tij, ka refuzuar dialogun, pasi donte të kapte pushtetin lokal.

“As unë, as PD dhe as opozita e bashkuar, nuk kanë qenë pengesa për dialogun politik për t’i dhënë fund krizës. Dua ta përsëris për të gjithë shqiptarët, PD dhe unë i kemi thënë “PO” propozimit të ndërkombëtarëve për t’u ulur më 9 qershor. Ai që ka refuzuar është Edi Rama, sepse donte të kapte pushtetin lokal me një pushtet monist dhe kriminal, siç duket qartë nga provat dhe nga raporti i OSBE/ODIHR.

Nëse ju lejojnë bëjani pyetjen kryeministrit pse refuzoi ofertën e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës? Sepse nuk është as PD, as unë dhe as opozita shkaktari për refuzimin e asaj ftese, por është vetëm Rama”, tha Basha.

o.j/dita

September 25, 2019 10:56
Komento

3 Komente

  1. specialisti September 25, 11:41

    Zoti Basha, prralla.
    Edi Rama te dergoi 7 letra per dialog e ti nuk i morre parasysh.
    Kushti i vetem nga ty ishte, te ike Rama.
    Po ku ka negociata me kete kusht ?
    Keto nuk jane negociata, por te imponosh mbi tjetrin.
    Prandaj jeni ne rruge , sepse kerkonit kete kusht.
    Nuk keni vepruar mire.
    PD po vuan pasojat e politikes tuaj.

    Reply to this comment
  2. PD September 25, 11:44

    Jep dorheqjen, karagjos pa karakter!
    E tmerrshme se si PDja drejtohet nga nje pederast pa forme, qe vetem genjen, sperdridhet dhe vetposhterohet pa pike turpi! PD e shkriu. Demokratet i shporri perdhunshem nga vendet e punes, parlamenti, bashkite dhe komunat, po vete rri ngjitur pas karriges, duke u sperdredhur dhe nderruar pllake, pas cdo katastrofe ku hodhi partine

    Reply to this comment
  3. prizem September 25, 14:50

    “Rama ik”…qe te vijme ne PeDe-rat e SHQUP-it…se me vote nuk vijme dot kurre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim