Basha: Raporti i DASH, kthim në ditët më të zeza

March 3, 2016 19:36

Basha: Raporti i DASH, kthim në ditët më të zeza

Lulzim Basha i bën një lexim krejt ndryshe nga Edi Rama raportit të Departamentit të Shtetit për trafikun e drogës dhe arsyet për këtë i jep përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale, ku nuk kursen ironinë me deklaratën e Kryeministrit.

“Shqipëria, një burim kryesor i prodhimit të marijuanës dhe pikë kryesore tranziti për drogat e forta, si heroine e kokainë, për tregjet europiane. Kështu deklaron Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij për narkotikët…dhe kjo përkthehet nga Edi Rama si arritje, si raporti më i mire në 25 vite”, nis shkrimin e tij Lulzim Basha.

Pasi thotë se, “Shqipëria është në hartën e zezë të prodhimit të tranzitimit të drogës si burim kryesor”, kreu i demokratëve krahason raportin e këtij viti me ato të 2010, 2011 dhe 2012, kur në pushtet ishin demokratët.

“Një kthim pas në ditët më të zeza dhe prishje e përpjekjes së madhe për ta hequr Shqipërinë nga harta e drogës, çka solli anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave dhe që u vlerësua nga raportet e partnerëve”, thotë Basha.

Sipas Bashës, me Edi Ramën Shqipëria është në krye të hartës së drogës dhe për këtë Partia Demokratike më shumë sesa ministri i Brendshëm, fajëson shefin e tij.

“Arsyeja e madhe se pse Shqipëria është burim kryesor për prodhimin dhe tranzitimin e drogës, është Edi Rama, i cili ka bërë trafikantë të njohur droge, deputetë, drejtorë, shefa e kryetarë bashkie, i cili refuzoi përfshirjen e testit të drogës në paketën e dekriminalizimit. Drogë dhe krekosje. Ky është në fakt edhe thelbi i tij”, mbyll shkrimin e tij Lulzim Basha.

March 3, 2016 19:36
Komento

4 Komente

  1. buçet e shqupit March 3, 20:09

    fillove more faqezi ne kohen tane lazarati ka qene prone e partise demokratike apo nuk ke ma miliarda per te fituar zgjedhjet ik o i paftyre smerlap i ndyre vrases

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 3, 20:23

    IK DHE BEJ SHURREN O FTYRKEQI I SALIUT SE NUK TE BESON ME KUSH!

    Ik dhe bej shurren o Kollovari i Saliut Lulzim Basha sepse perrallat e tua per drogen nuk i beson me kush, sepse ishin ju qe e kishit bere LAZARATIN si nje “lope” qe ju ta milnit per PD-ne Komuniste te Sali Kusarit, njesoj sic e beri Edi Rama XIBRAKEN e Taulant Balles duke emeruar nipin e Enverit, Ermal Hoxhen si BOSIN e Laboratorit me te madh ne Evrope per kokainen prej Kolumbie.

    prandaj:

    ne, intelektualet qe ju shikojme nga larg ju ftyrkeqet e politikes sone kombetare ju themi:

    IKNI DHE THYENI QAFEN TE GJITHE O MAFIOZA KOMUNISTE.

    Reply to this comment
  3. nikoll March 4, 00:15

    nuk ka pasur ndonjehere politikan me Karabush se Lul karabasha…

    Reply to this comment
  4. shpatar March 4, 12:39

    Mos ja merrni per keq keto qe thot Luli.Jo Pd por dhe disa politikane te partive te tjera u djeg by.. kur flitet nga nderkombetaret me nota pozitive .Si popull, qe preferojme levdatat e te huajve ,behemi ziliqare dhe te pa bese kur na mburrin te huajt . Kjo i ka djegur Lulit qe dhe flet percarte .
    Lulush je akoma i vogel .Rritu dhe pak, se ke kohe perpara, te marresh levdata .Meso pak nga Saliu .Se ve ujne ne zjarre fare edhe pse shqiptaret e shajne .Ai krekoset kur te huajte i bejne komplimente .Burre “shteti”.Politikan shume dimensjons.Njeri me vizjon prehistorik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*