Basha shmang Dukën nga protesta e Durrësit

March 22, 2015 09:00

Basha shmang Dukën nga protesta e Durrësit

Deputeti republikan Agron Duka kemngul se do jete kandidat i se djathtes ne Durres. Ndersa Basha zhvilloi dje nje miting ne Durres, pa Duken ne krah, Duka deklaroi se do te jete kandidat i se djathtes. I ftuar në emisionin e mëngjesit në “Ora News”, Duka ka pranuar se ka tërësisht mbështetjen e së djathtës.

“Unë nuk do të shfaqja asnjë ambicie nëse do të dyshoja se nuk do të kisha suportin e së djathtës, jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kështu që nuk mund të mendoni se nuk e gëzoj këtë mbështetje”­ ka thënë ai.

Pyetur se si e sheh ai elektoratin dhe shanset për të fituar në këtë garë, Duka iu përgjigj: “ Nuk jam orakull, të them me garanci, por sipas përllogaritjeve dhe asaj që ndjej, e në kontakt me elektoratin e djathtë, jam shumë afër fitores”. Sa për diferencën mes votave, ai ka thënë se diferenca në favor të së djathtës do të jetë e ndjeshme, gjithnjë duke pasur parasysh se si është elektorati i këtij qyteti.

“Nëse kemi parasysh që zona mund të numërojë këtë radhë 110 mijë votues, atëherë besoj se 2 mijë vota më shumë do të jenë për të djathtën”­ tha Duka. Ceshtja e kandidimit te Dukes eshte bere nje enigme me vete pasi Basha ja ka premtuar atij disa here por pas konsultave me Berishen e terheq perseri mbeshtetjen. Kjo e ka lene Durresin praktikisht pa kandidate nga e djathta.

March 22, 2015 09:00
Komento

1 Koment

  1. Historia ka Thember Akili March 22, 13:51

    Politika, ne lidhje me dekriminalizimin, duhet te bej ate qe nuk eshte bere akoma:

    Te shmang te inkriminuarit nga kandidimet per poste te larta dhe te mesme, me se paku.
    Ne te kunderten, vjen nje ore, si kjo qe ka ardhur per Mazhornacen e Majte, kur s’di ku t’i hedhesh e si t’i shmangesh ata qe vete i ke zgjedhur…!

    Fatmir Mediu eshte mire qe te flas pasi t’i mendoj nje cike me shume gjerat.
    Por, ne te mire te durrsakeve, ne kete rast, te njejten gje do duhej ta respektonte edhe E Majta:
    Ne Durres duhet menduar te qeveris dikush qe Portin e Durresit te mos e qeveris kontrabanda…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*