Basha shpall 4 objektiva: Vetting për politikanët dhe zyrtarët publikë

September 6, 2018 11:35

Basha shpall 4 objektiva: Vetting për politikanët dhe zyrtarët publikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur në takimin e opozitës në Elbasan se forca e tij politike ka shpallur katër objektivat për “platformën e çlirimit të qeverisë nga krimi”.

Basha tha në fillim të mbledhjes se “vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.”

Basha deklaroi se PD beson se zbatimi i Vettingut dhe masat e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë duhet pasi:

  • dekriminalizon plotësisht qeverisjen dhe politikën
  • lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
  • ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale
  • pastron nga radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Në njoftimin e Partisë Demokratike thuhej se ajo kërkon “që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, Vettingut ndaj çdo funksionari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin”.

s.a/dita

September 6, 2018 11:35
Komento

6 Komente

  1. redaktor September 6, 11:38

    Sh mire e ke. Nise nga Berisha

    Reply to this comment
  2. Arben September 6, 13:00

    Ne partine demokratike mund ta besh vete vetingun, pa te

    penguar njeri, fillon qe aty.

    Reply to this comment
  3. Zylo September 6, 13:02

    Tani ke folur shume bukur.Duhet te fillojme me vjedhjen e rruges se kombit me te vraret ne bulevard ne tregtine e naftes be Serbi.Kur kjo te sheshohet te fillojme dhe me Tik dhallen.Ke shume per te bere Lulo

    Reply to this comment
  4. MH September 6, 13:34

    Sa here e merr fjalen ky legen politikani e tregon veten intelektual bajat.
    Te kater pikat i ke sistemue mjaft bukur per te fillue drejtesia me baze vettingun.Po ty si nuk ta thot mendja se mos gezon imunitet inoksidabel.Po ti ne cdo pike, qe ke rrecitue me shpirte,gjindesh para ekzekutimit.
    Ne jemi ne pritje te glorifikimit te te 4 pikave te rrecituera nga mendja e “ndritur’ e ytja.
    Kjo duhet te filloje nga skopani i tufes me trokac ne fyt ne vathen e SHQUP-it e permbas trakacit te skopanit e gjithe tufa ne rreshtim para gjykatores per te marr testimin me bilet ne dore per ne bjeshken e Recit.

    Reply to this comment
  5. Bureto September 6, 15:01

    Është tezë e vjetër që prej dy vjrtësh, e skifterëve të PD si Ç. Gjata etj, qëkur u punua për reformën në drejtësi.
    Por kjo është një tezë utopike, për të fshehur gjurmët që këta që gjoja duan vettingun e vetvetes të krijojnë sa më shumë tym propogandistik, e pengesa proceduriale për të penguar sa më shumë ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, të asaj drejtësie që ia kanë aq shumë frikën. Por vetëm se po e vonojnë sepse ajo nuk ndalet. Në u bëftë, siç shpresohet shumë, atëhere SPAK, FBI shqiptare dhe Gjykata Speciale do të merren pikërisht më këta që Basha do që të vettohen, sipas mendjes së tij, sepse nuk e spjegon se si mund të arrihet kjo ndryshe, përveç se nëpërmjet drejtësisë. Të gjithë ne e dimë se cilët janë ata që vendin duhej ta kishin prej kohësh në burg nga gjithë spektri politik në këto 28 vjet. Po cili është dhe pse nuk është? Sepse me Kushtetutën dhe ligjet që kanë bërë për vete ata votohen, fitojnë imunitete nga më të ndryshmet dhe kështu problemi futet në një rreth vicioz, si psh qe edhe ai i vetë Bashës me Rr. e Kombit. Ndaj rruga më e drejtë, më e shkurtër dhe më e pa ndikuar nga politika, është e do të jetë, ajo e Drejtësisë së Re të reformuar. Kthim pas nuk ka dhe nuk mund të ketë. Veçse në i vëntë përsëri dikush në rrjesht, si në korrik 2016, ku 140 deputetët, edhe ata që nuk e donin, ndryshimin e Kushtetutës, duke shtrënguar dhembët ngritën kartonat jeshilë, të bëhen përsëri bashkë ta ç’bëjnë atë që bënë me “shkop”. Por që të ndodhë kjo (nëse), të paktën do të kalojnë ndoshta 50, a më shumë vjet. Por s’ka për të ndodhur, deri sa gjërat të vihen në vend, të reformohet politika, administrata shtetërore, e gjithçka që e ka ndotur jetën tonë deri më sot. Rruga nuk është aspak e lehtë, por është e vetmja e sigurtë. Në mos shumë, por sidoqoftë do të ngrihet “institucioni i frikës”, që zullumqarët në çdo nivel të mos guxojnë më ta shikojnë postin shtetëror apo politik, si deri më sot, si mjet të pasurimit me fondet publike apo nëpërmjet favoreve ndaj krimit apo oligarkëve. Sigurisht, nuk do arrihet Parajsa, por do dalim nga Ferri i krimit dhe korrupsionit për të qenë në Purgator. Se shoqëri e shtet ideal nuk mund të ketë, por shoqëri dhe shtet normal pse jo?

    Reply to this comment
  6. Hipokrit me vule ne balle September 6, 17:46

    Ore bandit i UDB-se , me ato duar te pergjakura ti e ndot flamurin tone kombetar , me te cilin nuk te lidh asgje !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*