Basha shpenzoi 40 mijë $ për lobim kundër ambasadores Kavalec

October 24, 2019 08:03

Basha shpenzoi 40 mijë $ për lobim kundër ambasadores Kavalec

Në qershor të vitit 2018, Basha firmosi një kontratë lobimi me vlerë 40 mijë dollarë me kompaninë “Sonoran Policy Group”, për të bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec, e propozuar për pozicionin e ambasadores amerikane në Tiranë Për të financuar këtë kontratë, Lulzim Basha ka shpenzuar 9 për qind të parave të buxhetit të Partisë Demokratike për vitin 2018, zbardh Report tv.

Totali i të ardhurave të Partisë Demokratike për vitin 2018 është 52 094 711 lekë, nga të cilat 50 080 408 nga buxheti i shteti i shtetit dhe 2 014 303 nga kuotat e anëtarësimit. Në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk specifikohej ndonjë shumë e caktuar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raport jepet vetëm shuma 4 853 230 në zërin ‘shërbime konsulence’.

Për këtë arsye, kjo media iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar informacion nëse kishte ‘depozituar Partia Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë vitit 2018, dokumentacion për shpenzimin e shumës prej 40 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. Pas disa muajsh rezistencë për të mos dhënë sqarime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më në fund, i urdhëruar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, tha se “Ekspertja Silvana Gjikdhima ka audituar fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga Partia Demokratike. Nga komunikimi me eksperten në lidhje me çështjen që ju pretendoni, ekspertja shprehet se kjo shumë është përfshirë në raportin e Partisë Demokratike në zërin ‘shpenzime konsulence”. Duke e marrë si të mirëqenë përgjigjen e KQZ-së, kreu i PD k shpenzuar 9 % të të ardhurave të partisë, për të lobuar kundër kandidates për ambasadore të SHBA-së në Shqipëri.

Si u zbulua kontrata

Kompania “Sonoran Policy Group” ka deklaruar në 30 janar 2019 detajet e lobimit për interes të Partisë Demokratike pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Një vëmendje e veçantë e fushatës lobuese të kësaj kompanie për interes të Bashës është bërë për sa i përket të nominuarës për ambasadore në Shqipëri si dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, narko-trafikun dhe terrorizmin. Sipas detajeve të siguruara nga Report TV, shefi ekzekutiv i kompanisë, Christian Bourge ka kryer 3 telefonata, 3 takime si dhe ka dërguar 6 email-e në totale për llogari të PD-së me senatorët amerikanë.

Këto takime dhe biseda janë kryer me anëtarët e Senatit amerikanë për Politikën e Jashtme, të cilët po shqyrtonin dokumentacionin e kandidaturës Kathleen Kavalec për ambasadore në vendin tonë. Konkretisht, shefi ekzekutiv, Christian është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat, i cili rezulton të jetë i përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kavalec. Por edhe pse Kavalec ishte e nominuara e Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe u përfol gjatë nga mediat amerikane si ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, emri i saj nuk kaloi dot Kongresin Amerikan duke mos u zgjedhur në këtë mënyrë si shefe e diplomacisë amerikane në vendin tonë.

Burimi: Report tv

l.h/ dita

 

October 24, 2019 08:03
Komento

5 Komente

  1. Gezimi October 24, 08:47

    Edhe sikur ky lajm te jete i vertete e c’fare pastaj?Parate e fondit te PD ka perdorur jo fonde te shtetit. Ne se ja paska dale Basha qe me 40 000 dollare ti ktheje mendjen Kongresit Amerikan, vaj me det atij Kongresi.
    Por do beni mire te hetoni ku do ti marre Edi Rama ato 120 milion Euro te gjobes per Bekettin, ne buxhetin e PS apo ne Buxhetin e Shtetit. Kete sqaroni, po e sqaruat dot.

    Reply to this comment
  2. Xxx October 24, 08:48

    Kavalec ishte nje njohese e mire e Rusise dhe ndikimeve te saj.
    Per kete arsye PD e cila ka rene koke e kembe qe prej kohes se çadres e deri te lobimi ne SHBA me parate e ologarkeve ruse , ne kthetrat e Putinit, loboi perseri qe Kavalec mos vinte ne Shqiperi. Prezenca e saj ketu do te ishte nje perplasje ne fytyre PD per lidhjet e saj me Risine.

    Reply to this comment
  3. Meta October 24, 09:08

    Sa pagoi Holanden me dal kunder Shqiperise per dialog me BE?!

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta October 24, 15:48

    Po te jete e vertete ajo qe thote”XXX”I bie qe parat Basha ti kete marre nga Rusia,e cila nuk paska qene e interesuar qe te emerohej ne Shqiperi ambasadoria Kavalec!Na del keshtu ky Basha”agjent nderkombetar” ose i lidhur me agjenturat nderkombetare; me Amerikan ,po;me Hollandezet po se po, se atje eshte “formuar”, me Ruset ,sic del edhe tashti qe paskan paguar ,por edhe ky nga ana e tij paska paguar.

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta October 24, 15:54

    Po te jete e vertete ajo qe thote”XXX”I bie qe parat Basha ti kete marre nga Rusia,e cila nuk paska qene e interesuar qe te emerohej ne Shqiperi ambasadoria Kavalec!Na del keshtu ky Basha”agjent nderkombetar” ose i lidhur me agjenturat nderkombetare; me Amerikan ,po;me Hollandezet po se po, se atje eshte “formuar”, me Ruset ,sic del edhe tashti qe paskan paguar ,por edhe ky nga ana e tij paska paguar”nga fondet e partis PD”Po Prtite financohen edhe nga buxheti i shtetit d,m,th,. hga taksaat tona.qe ne kete rast jane shperdoruar dhe prandaj Basha duhet te paditet per shperdorim te fondeve buxhetore!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*