Basha: Shqipëria ka nevojë për kultin e individit

February 19, 2016 12:32

Basha: Shqipëria ka nevojë për kultin e individit

Lulzim Basha kreu i Partisë Demokratike ka marrë pjesë sot në “Forumin për liri dhe demokraci”.

Gjatë këtij aktiviteti ai është shprehur se kulti i individit të lirë, është ai që i prin protestave dhe nuk i shtrëngon dorën udhëheqësit për të marr tapinë që i takon.

Shqipëria ka nevojë për kultin e individit, jo atij diktatorial, që shembëm 20 vite më parë. Kulti i qytetarit të lirë, i cili në demokraci nuk është thjesht vlerësuesi me votë një herë në katër vite të qeverisjes, po është dhe duhet të jetë gardiani i qeverisjes, i cili nuk ka nevojë as t’i prihet as të stimulohet për protestë, po i prin protestës sa herë që keqqeverisja e lë në baltë, apo ç’është më e keqja e kthen në kohët e errëta, kur e trajton si skllav, si qenie që është i lumtur që i shtrëngon dorën udhëheqësit, për të marrë tapinë e legalizimit që i takon, shërbime, për të cilat ka paguar dhe pa kërkuar llogari dhe kur gjysma e parave vidhen rrugës. Ky pa dorashka është dhe interesi im kryesor si forcë politike”, tha Basha.

Basha i është drejtuar me kritikë maxhorancës për lënien në harresë të përkujtimit e 25-vjetorit të demokracisë, ditë që përkujton edhe rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës

February 19, 2016 12:32
Komento

1 Koment

  1. Bilbil Sulovari February 19, 19:07

    Lufto kultin e diktatorit tend me pare dhe pastaj na nxirr keto teori te reja per kultin e individit “te lire “apo te detyruar nga babi yt lider si revolucioni “demokratik “.Keto perralla te reja jane si filmat e luftes me neofashizmat “shpetimtare” te se keqes qe ka rene apo qe kaloi.Kultin e individit e kultivoi stalini dhe ata qe kane nostalgji per te.Mbajeni lul se e keni aty bustin e gjalle te tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*