Basha: Shqipëria po kthehet në lavatriçe pastrimi parash të pista

July 5, 2018 13:51

Basha: Shqipëria po kthehet në lavatriçe pastrimi parash të pista

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një bilanc të “Rilindjes” në 10 muajt e fundit nga salla e Kuvendit.

“Paralajmërova që pas kultivimit të kanabisit, krimi në vend do të evoluonte në drogat e forta dhe pastrimin e parave të pista. Paralajmërova edhe se do të shkatërrohej çdo proces demokratik politik. Thashë se i vetmi interes i Edi Ramës do të ishte ruajtja e pushtetit të tij me çdo mjet. Edhe pse isha i bindur, nuk e prisja që për 10 muaj të kalbëzohej e të falimentonte shteti në këtë mënyrë”, deklaroi Basha.

“E keqja ka shpërthyer në 10 muaj e po qelb Shqipërinë dhe Evropën. Rilindja ka dalë lakuriq dhe të gjithë kanë zbuluar se është kërmë që mbjell kolerën. Po mbijnë nga hiçi kulla të larta, Shqipëria po kthehet në lavatriçe pastrimi parash të pista”, shtoi Basha.

Kryedemokrati theksoi se “drejtësia në vend është fasadë, me prokurorinë e kapur nga kryeministri, që nuk ka kapur asnjë kokë krimi apo politikan të lidhur me krimin”.

a.s/dita

July 5, 2018 13:51
Komento

3 Komente

  1. Kulaku July 5, 14:24

    Eeee hhhhee..SHANE GOMARIN GJELIN KOKM ADH…a thua se parardhesit..ishin te bekuar…haruan avjonin….me porosi.I mbushur me €€€€ ne miljon….fluturoi nje jav mbas zgjedhjeve..ne drejtim te panjohur
    Eeee hee sa ks Sallato o Lul
    Si fillim ndero kursin politik..akoma jini nje parti Ramizjane me komisarin politik antarin e partis sekretari..te jete hije perdit…Pastro Partin..nga kelyshet e kuq…dhe pastajevmeru e kritiko dhe pastrimin e parave..
    Po vazhdive keshtu…i dyti di ngelesh nje jer…kryeminister sdo mbrishr kure

    Reply to this comment
  2. PETRO July 5, 17:30

    Cdo pisllek i cfar do lloui qoft si ekonomuk apo politik pastrohet mbasi te kesh bere deniin.por pislleku i gojes sikunder flet ky kembe gjati nuk ka lavatrice ne bote qe e pastro,n

    Reply to this comment
  3. Arben July 5, 18:16

    RROFTE shqiperia e kokaines.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*