Basha: Sipërmarrësit treguan sot se nuk do të heshtin para arbitraritetit

April 10, 2018 13:36

Basha: Sipërmarrësit treguan sot se nuk do të heshtin para arbitraritetit

 

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së tregtarëve të biznesit të vogël kundër TVSH-së.

Kreu i demokratëve nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook thotë së biznesi i vogël është motori i çdo ekonomie dhe shoqërie.

Në protestën e zhvilluar për 60 minuta, të pranishëm ishin dhe deputetë të Partisë Demokratike.

Deputetët demokratë bojkotuan këtë të martë punimet e komisioneve parlamentare për t’iu bashkëngjitur protestës.

“Futja e biznesit të vogël në TVSH është goditje që i bëhet biznesit, ekonomisë, dhe vetë Shqipërisë. Sipërmarrësit e vegjël janë motori i çdo ekonomie dhe shoqërie: ata krijojnë punësim, ata sjellin zhvillim, ata sjellin mirëqenie.

Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së.

Sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij.

Ata duan një Shqipëri ku ka mundësi, ku ka konkurrencë të ndershme, ku ka drejtësi.

Kjo Shqipëri do të jetë realitet vetëm kur politika të mos jetë e kapur, kur Shqipëria të çlirohet nga oligarkia politike dhe ekonomike.

Ky është vizioni dhe vullneti i Partisë Demokratike“, shkruan Basha në Facebook.

a.s/dita

April 10, 2018 13:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*