Basha-Steinmeier: Opozita ka të gjithë vullnetin për reformën në drejtësi

June 14, 2016 15:56

Basha-Steinmeier: Opozita ka të gjithë vullnetin për reformën në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në një takim ministrin e Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Kryetari i PD-së, Basha, shprehu mirënjohjen për kontributin e Gjermanisë dhe të ministrit Steinmeier për anëtarsimin e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës, kohë në të cilën mbante postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Basha e njohu ministrin e Jashëtm me reformën në drejtësi. “Që në nisje të reformës, mazhoranca ka bërë gjithçka që të kapë politikisht sistemin. Kjo u faktua edhe nga Venecia, qe cila rrëzoi draftin e parë të mazhorancës në plot 38 pika, duke e konsideruar si një propozim që çonte në kapje politike të drejtësisë.

Ndonëse Partia Demokratike i kërkoi mazhorancës të ulen dhe të miratojnë një draft të përbashkët, kjo u refuzua nga mazhoranca e cila solli edhe një draft të dytë të njëanshëm”, tha ai.

Basha theksoi se Partia Demokratike ka kërkuar zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Venecias për këtë cështje. Edi Rama nuk ka demonstruar vullnet për të pranuar zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias mbi moskapjen politike të drejtësisë.

Ndaj në takimet me Ramën dhe Metën kam parashtruar një dhe vetëm një kërkesë: zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Kjo është refuzuar deri tani nga Edi Rama”.

Në takimin me ministrin e Jashtëm gjerman Basha u ndal edhe tek çështja e reformës zgjedhore, ku solli në vëmendje raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2015, ku theksohet se zgjedhjet nuk ishin as të lira- as të ndershme.

Në këto kushte, votimi dhe numërimi elektronik janë zgjidhja e vetme për t’i dhënë mundësi qytetarëve të shprehin të lirë vullnetin e tyre.

June 14, 2016 15:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*