Basha sulmon Ramën: Europa po e tregon Shqipërinë me gisht, por ty nuk të bren ndërgjegja për …

August 26, 2017 16:22

Basha sulmon Ramën: Europa po e tregon Shqipërinë me gisht, por ty nuk të bren ndërgjegja për …

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për eksodin e shqiptarëve. Sipas Bashës, kreu i qeverisë nuk gjen kohë as të pyesë e as të dëgjojë në lidhje me këtë problematikë.

“Shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt,” shkruan Basha.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i PD-së bën përgjegjëës kryeministrin për për eksodin masiv te shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me drogë

Postimi i plotë i Bashës

Pse ikin shqiptarët; për këtë Rama nuk gjen kohë as të pyesë, dhe as të dëgjojë.

Ky është një kryeministër që nuk e bren ndërgjegja asnjë sekondë për faktin se braktisja e vendit është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës.

Shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt. Shqiptarët ikin nga vendi ku qeveria dhunon në mënyrë sistematike të pamundurit dhe të pambrojturit dhe favorizon e mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët.

Rama vetë nuk është komentator, ai është në fakt përgjegjësi kryesor për eksodin masiv te shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me drogë. Ndaj dita ditës po shtohen raportet dhe vendet europiane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.

Vetëm të bashkuar dhe të vendosur për tu përballur me të keqen mund ta ndryshojme qeverisjen dhe jetën tonë. Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë.

August 26, 2017 16:22
Komento

4 Komente

  1. Arber I August 26, 16:31

    Drogen e kultivoi se pari PD ne lazarat, pastaj e shperndau ne te gjithe Shqiperine. Ky papagall flet se cka degjusr nga krimineli, hajduti dhe shitesi i perbashket i Detit Jon, Sali Berisha.

    Reply to this comment
  2. lili August 26, 17:40

    BOBOBOOO!
    Kush po ma bene lesione!
    Vjedhesi e 400 millionave edhe krimineli qe vrau njerezet ne rruge,
    BoBOOBOO

    Po jo gjithe shqiptaret si tij kane siguruar nje pashaport te huaj per me bredh neper bote, nje pashaport qe e sigurove duke shitur ushtaret e lirise, e duke bashkpunuar me Fazlicin…
    pfff edhe do me ma shit mend!
    Ik o mut se vetem drurin te bene njeri nje dite ty…Se e ke hak.

    Reply to this comment
  3. alphade August 26, 18:45

    O Bashic , sa para i dhe hollandezit per te promovuar ali-
    bine qe shqiptaret duhen debuar se ” jane kriminele” ? Ti
    dhe “The godfather-i” yt jeni antishqiptaret me te medhenj
    qe njeh historia shqiptare e kohrave miderne ! Esat Pa- she Toptani dhe Ahmet Zogolli do ju- kishte ziline juve qe
    e keni percudnua, shitur , grabitur,plackitur,vrare Shqipe-
    rine dhe shqiptaret . Ah, sa per pak harrova Ilir Floririn qe
    u bashkengjitet bandes suaj . Sukseset e Edit iu kane
    verbuar qofte brenda por sidomos ne arenen nderkombe-
    tare, ku te gjithe lideret e vendeve te bllokut te BE-s dhe ne SHBA e degjojne me vemendje cfare thote kryeminis-
    tri i Shqiperise . Ju ,banda e Saliut po plas nga zilia ,aseti
    dhe pse jo edhe nga deshtimi i plote i bandes suaj qe as
    ne enderr nuk do ta shohe pushtetin ,te pakten per 12-16
    vjetet e ardheshme dhe me thene te verteten, ne se kjo
    bande vazhdon me keto shpifje e mashtrime te “digitalit
    qytetar” , qe shpik Vicidoli do te shkoni drejt shkrirjes dhe
    asgjesimit te bandes tusj . A e kuptoni se nuk ju beson me njeri ,pervec disa fanatikeve fundamentaliste te pjer-
    dhur qe i besojne verberisht kimerive dhe horrlliqeve tua-
    ja . Kaq per sot .

    Reply to this comment
  4. Crusader August 27, 04:52

    Faktet jane kokeforta pertej llustres dhe manipulimit politik e mediatik te qeverise. Gjate qeverisjes Rame ka pasur nje eksod masiv, duke e klasifikuar Shqiperine ne vend te dyte per azil ne Gjermani pas Sirise Eksodi vazhdon, por tani me teper drejt Frances e Belgjikes. Ekonomia eshte rrenuar, te varferit jane varferiuar me teper dhe nje klike e 2%-shit eshte pasuruar me teper. Dyert e ambasadave jane plot me njerez per nje vize dokumentash, gje qe te kujton vitet 90-te. Propaganda dhe fasadat, jane shume larg realitetit te hidhur Shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*