Basha takohet me Komisionerin e BE dhe premton t’i japë fund krizës politike

January 16, 2020 17:25

Basha takohet me Komisionerin e BE dhe premton t’i japë fund krizës politike

Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë publike dakordësimin me strategjinë e prezantuar.

Në një deklaratë për mediat, Basha bëri me zgjidhja e krizës politike dhe reforma zgjedhore janë dy objektiva madhore.

“Përshëndes dhe mirëpres ardhjen e një komisioneri si Varhelyi në portofolin e zgjerimit.

Strategjinë e tyre unë dhe opozita e mbështesim gjerësisht. Gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës përmes zgjedhjeve paraprirë nga një reformë zgjedhore sipas kushteve të Bundestagut janë dy objektiva madhore.

Mirëprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim”, u shpreh Basha.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, kreu demokrat theksoi se do bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund krizës.

“Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do bëjmë gjithçka”, tha Basha.

j.l./ dita

January 16, 2020 17:25
Komento

1 Koment

  1. Ivoni June 4, 11:47

    Fundi I krizes politike Mos do te thote mohim I akuzave qe I keni bere njeri tjeter per KORRUPSION, apo te shprehur me shqip, per HAJDUTERI..!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim