Basha takohet me Mogherinin: Shumica refuzon reformën në drejtësi

March 4, 2016 11:32

Basha takohet me Mogherinin: Shumica refuzon reformën në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini. Takimi ka nisur rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 07:30.

Në një deklaratë për mediat Lulzim Basha bëri të ditur temën e diskutuar me Mogherinin. Sipas Bashës temë kryesore e bisedës mes tyre ishte situata politike në vend.

“Situata aktuale politike në vend, pasojat që ka për qytetarët shqiptarë, por dhe BE që u detyrua vitin e kaluar të priste shumë emigrantë. Situatë e shkaktuar kjo si pasojë e krimit korrupsionit e zhbërjes dhe zmbrapsjes së Shqipërisë në qershorin e 2013-ës. Kjo qeveri u zotua që nuk do vinte në dyshim asgjë, sot vonon vendimin e Kushtetutës. Opozitës nuk mund t’i mohohet e drejta Kushtetuese”,  tha Basha.

Një tjetër temë e rëndësishme mes kreut të PD-së dhe Mogherinit ka qenë reforma në drejtësi. Basha tha se PD është e hapur për dialog.

“Folëm edhe për reformën në drejtësi, ku PD mbetet e angazhuar për një reformë të pakapur. PD mbetet e hapur për dialog. Mazhoranca refuzon reformën në drejtësi. Jemi për çdo reformë që sjell më afër vendin ndaj anëtarësimit në BE. Shqipëria në BE nuk mund të jetë e Prengëve, Bushëve e Doshëve por e demokratëve dhe socialistëve të ndershëm”, u shpreh ai.

March 4, 2016 11:32
Komento

1 Koment

  1. TJ March 4, 11:43

    Sa idiot dhe dinak je o Lulke! Ti do ta hash i pari nga Berisha! Sepse nuk je ti ,sic ke qejf te thuash “kryetar i PD”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*