Basha: Taksapaguesit dhe biznesi, përballë një presioni kriminal

January 30, 2014 10:01

Basha: Taksapaguesit dhe biznesi, përballë një presioni kriminal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga një grup deputetësh demokratë, zhvilloi dje një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ambasadorin e BE, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe OSBE-së. Gjatë takimit ai i njohu ndërkombëtarët me shqetësimet e opozitës lidhur me situatën e fundit politike dhe shoqërore në vend. Kryetari i Partisë Demokratike e konsideroi ndërhyrjen në serverit qendror në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Taksave një akt të paprecedent të shkeljes së ligjit dhe për pasigurinë që krijon tek biznesi, investitorët, dhe qytetarët.  “Investimi antikushtetues i mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e opozitës për një komision hetimor parlamentar në lidhje me këtë megaskandal është dëshmi e përpjekjes së krerëve të mazhorancës për të fshehur të vërtetën. Shqetësimi ynë kryesor por edhe i taksapaguesve dhe biznesit që gjenden sot përballë një presioni kriminal, mbetet se çfarë ka ndodhur me këto të dhëna, kush i ka marrë, ku gjenden, dhe si po përdoren ato”, tha Basha. Kryetari i Partisë Demokratike tha se zbardhja e kësaj ngjarjeje dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve është një domosdoshmëri për rivendosjen e rendit ligjor, garancive që ligji ju jep qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave të tyre konfidenciale dhe për klimën e biznesit në vend.

 

January 30, 2014 10:01
Komento

2 Komente

  1. yqmet January 30, 16:25

    Po mo berish i 2 poo ashtu esht flet pa konsistence mo vlla

    Reply to this comment
  2. Ariel January 30, 16:32

    Problematika e opozites sot eshte qe merret me ceshtje qe i takojne instituconeve te tjera si ne rastin konkret Gjykates. Opozita sot po ben politike te njeanshme, vetem per interesat e veta, ne vend qe tu pergjigjet popullit qe e ka votuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim