Basha: Të përshpejtojmë ngritjen e Byrosë së Hetimit

February 3, 2016 13:56

Basha: Të përshpejtojmë ngritjen e Byrosë së Hetimit

Ashtu sikurse në disa mbledhje të shkuara të grupit parlamentar, kreu demokrat Lulzim Basha përsërit qëndrimin se Edi Rama nuk e dëshiron reformën në drejtësi.

Ai tha se kryeministri i trembet kësaj reforme. Basha e motivon këtë qëndrim, duke theksuar se “askush nuk ka më shumë nevojë gjatë ditëve të sotme për gjyqtarë të korruptuar, sesa vet kreu i ekzekutivit, duke qenë se kupola e drejtuar prej tij i ka futur duart në miliona euro koncesione”.

“A është reforma në drejtësi, një prioritet për Edi Ramën? Përgjigjja gjithsesi nuk paragjykon atë që kërkoj sot, që të lërë mënjanë propagandën aty ku faktet nuk i ecin më. T’i kthejë përgjigje ftesës sime për t’u ulur si përfaqësues të politikës në vend dhe për t’i dhënë vendit reformën në drejtësi, ashtu siç e meriton Shqipëria dhe shqiptarët, dhe jo siç e duan palët”, theksoi

Kreu demokrat foli edhe për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një variant i parë i së cilës u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Edhe për këtë rast, Basha tha se mazhioranca aktuale nuk dëshiron ta miratojë ngritjen e kësaj strukture.

Basha autorizoi kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, t’i kërkojë Kuvendit gjatë seancës plenare të së enjtes që të miratonte me procedurë të përshpejtuar ligjin për Byronë., një institucion që pritet të luftojë korrupsionin në nivele të larta, e që sponsorizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi modelin e FBI-së.

“Sa i përket Byrosë së Hetimit, duhet të futet në rendin e ditës të së enjtes në Kuvend, pasi gjithçka për të është rakorduar. Taksapaguesit amerikanë, përmes ndërhyrjes së çmuar të ambasadorit Lu, kanë vënë në dispozicion miliona dollarë për të trajnuar ekspertët që do të luftojnë korrupsionin në nivele të larta. Autorizoj sot kryetarin e grupit parlamentar, që t’i kërkojë nesër Kuvendit miratimin me procedurë të përshpejtuar ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit”, deklaroi Basha. /Dita/

February 3, 2016 13:56
Komento

1 Koment

  1. Po,Po February 3, 22:10

    Zoti Basha eshte nje cope idjot,qe flet percart, edhe me keq se sa bajraktari i Vicidolit . Eshte Edi Rama,ai qe e ka ideuar fillimisht Byrone e Hetimit,ne bashkepunim me ambasaden amerikane dhe FBI-ne , kurse shtazet e tufezuara ne PD, e kundershtuan fuqishem kete ide,deri sa e ankimuan ne Gjykaten Kushtetuese,e cila e rrezoi ate projekt. Por…., si Edi Rama,ashtu dhe ambasada amerikane kembengulen,qe do te gjejne nje menyre tjeter,per ta zgjidhjur kete problem,ne perputhje me ligjin.
    Tani na dalin keta idjotet,si ideatore dhe me klithma e perbaltje,me paturpesi e me intriga, marrin guximin jo vetem ta quajne ide te tyre,por edhe te japin ultimatum !
    Paturpesia dhe idjotizmi i tyre,nuk njeh kufi !!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*