Basha: Të shihemi sy më sy me njëri-tjetrin, për të kuptuar ku gabuam

Redaksia Online July 19, 2013 14:26

Basha: Të shihemi sy më sy me njëri-tjetrin, për të kuptuar ku gabuam

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me bazën në Lezhë, Kukës dhe Laç. Basha ka analizuar arsyet që e çuan PD-në drejt humbjes dhe ka paraqitur para demokratëve të thjeshtë platformën e tij për drejtimin e partisë. “Një nga shkaqet e humbjes ka qenë mungesa e vëmendjes, mirënjohjes, përfilljes dhe respektit për anëtarët dhe militantët e thjeshtë të Partisë Demokratike. Ne duhet dhe do të përgatisim një platformë, e cila ta shlyejë këtë borxh të akumuluar me anëtarësinë tone. Në vullnetin tim personal sot dhe dhënë besimi juaj në vullnetin tim si kryetar i ri i Partisë Demokratike, që gjëja më e rëndësishme që duhet bërë dhe do të bëhet është analiza e plotë, e gjithanshme dhe me përfshirjen e çdo anëtari të PD, e zgjedhjeve të 23 qershorit, jo për të bërë koka turku, as për gjueti shtrigash, natyrisht as për të larë duart nga përgjegjësitë, por për të parë sy me sy njëri – tjetrin, çfarë gabimesh bëmë, në mënyrë që në bazë të këtyre gabimeve, të sigurojmë anëtarësinë e plotë të PD dhe mbështetësit tanë, se do të mësojmë prej tyre dhe do të kthehemi më të vendosur dhe më të fuqishëm se kurrë”.
Basha tha se PD duhet të shndërrohet në një opozitë të fuqishme, para asaj që e e quajti “mbushje e valixheve që u zbrazën për të blerë vota”.
“Ne duhet të jemi të vendosur që Partia Demokratike të tregohet një forcë e madhe dhe e hapur, e gatshme të përthithë dhe kapitalizojë çdo energji, çdo forcë që sot e sheh veten në opozitë me mazhorancën e zullumit, të përndjekurit politikë, pronarët, biznesin e vogël, të mesëm dhe grupet e tjera të interesit të ekonomisë shqiptare që presin të përballen me furinë neo-bllokmene të mbushjes së valixheve që i zbrazën duke blerë votat e shqiptarëve, me botën akademike, me shoqërinë civile dhe për ta vektorizuar të fuqishëm sot si energji opozitare e nesër si kusht i një mazhorance që do të vijë në pushtet”, tha ai.

 

 

Redaksia Online July 19, 2013 14:26
Komento

5 Komente

  1. Feniks July 19, 14:35

    Ti,vrasesi dhe hajduti Basha ke frike ta thuash te verteten e tmerreshme hapur dhe sy me sy!PD HUMBI SE FUNKSIONOI SI NJE BANDE KRIMINALE ME NJE KRYEKRIMINEL SI S.BErisha!

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 19, 15:30

    Fjal militantesh te pa vlera.

    Reply to this comment
  3. Leonardo July 19, 16:14

    Ti je gabimi më i madh që ka PD

    Reply to this comment
  4. Desaret July 19, 16:38

    Porti je vazhdimesi e ramizizmit,qe Berishen e percaktoi ne zyre drejtues,pasi Sabit Brokaj i thirrur nga Ramizi u tregua i ndershëm,objektiv,nuk pranoi…Pardesybardhi Sali shkoi dhe shkaterroi per 23 vjet Shqiperine!Sovrani pikerisht ne daten 23 e “pushkatoi” politikisht dhe pse mbante veshur dy gjoksore antiplumbi!” E morì plumbi (vota)ne ball,per cka bere!Ti si lengaraq,qurravepsesh duke treguar antareve te thjesht te PD, “ku gabuam?” Kur kudo ke gabuar,qe me humbjen e turpshme tenden ne zgjedhjet per kryetar partie qe me tavoline dhe drejtesi mafjozesh e ktheve ne “fitore”. Tek kjo “fitorja” jote e turpshme per te cilen fyeve dhe shkrimtarin e madh Kadare,qendron humbja e PD dhe fitorja ngadhnjimtare e Rilindjes dhe Rames!Ti vrave me 21 janar dhe nuk je ndeshkuar,dhe tek ky krim yti rri humbja apo fitorja e Rames,se shqiptaret nuk jane qorra te mos kuptojne vrasjet kriminale te shtetit qe neser mund tju behen atyre!Ti humbe personalisht kudo,jo vetem per rrugen,por dhe punen asgje gjer me sot per Tiranen!Ti je humbes pa moral se nuk ndoqe moralin e me të mireve te humbur ne PD qe nuk pranuan kandidim…Ti je i humbur dhe pse do fotosh sepse nuk zbatohet STATUTI,por deshira e kryehumbesit!…Ti je i vdekur me pranga qe ecën!Dhe pse do “fitosh”,nuk ka zgjim te PD!Sepse je ne lufte elektorale me 1 milion votues qe te munden dhe ti i shperfill!Antaret e thjeshte duhet te kuptojne thelbin:PD me Bashen eshte e varrosur;me Olldashin e vdekur!…Amen!

    Reply to this comment
  5. tony July 19, 17:09

    luli car do ti shohesh ne sy vetes ti je kriminel vrastar ty te vjen era gjak shqiptari i ke lyer duart tani je person i inkriminuar gjithashtu dhe hajdut,car meritash ke ti per te drejtuar pd-ne ti ne pd ke ardhur ne 2005 mor byth shkelyer ti je dhe rrenimi i metejshem i kesaj partie mor pederast i rrekur e i thekur ne hollande,lul pedja shko naj note ane ke shpia e mark.uk pordhes se ai eshte nje admirues i thekur per ty shko se dhe ti dhe ai do ngeleni te kenaqur qe te dy bashkohuni te dy bythsat bashke po ste pelqeu marku terhiqi i rryp familjareve te tij se i till niveli eshte ai,23 vjet per pd-kam votue po me ty kryetar mo mir ja jap voten nje qeni sic eshte ai ai kolegu yt bythsi mark.uk ti je llum do ta degjenerosh edhe me teper se ceshte degjenerue,o mark.uk te pershnes familjen ku ta kesh lgbt-ja eshte me e devotshme per ty ,nuk ka vend tek partia jon pd-ja per hunj si puna jote ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin