“Basha të thërrasë edhe Bamir Topin”

January 28, 2016 09:00

“Basha të thërrasë edhe Bamir Topin”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se kryetari i PD, Lulzim Basha, duhet të zgjerojë koalicionin nëse do të fitojë zgjedhjet.

Duke komentuar afrimin e PBDNJ me PD-në, Mediu thotë: “Unë kam vlerësimet e mia me zotin Dule, pasi kemi qenë në bashkëqeverisje për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin, kemi qenë edhe në një koalicion elektoral.

Mendoj se në situatën në të cilën jemi, është e rëndësishme që të bashkojmë të gjithë faktorët pozitivë të së djathtës dhe në këtë pikëpamje është e rëndësishme të theksohet se e djathta nuk është pronë e askujt dhe votat e djathta nuk janë provë e vetëm një partie.

E rëndësishme është të bashkohen subjektet e djathta si vlera politike dhe njëkohësisht të ofrojnë mundësi për të konkurruar pjesë intelektualësh të shoqërisë shqiptare, që të bëhet bashkëudhëtare e të djathtës në rrugën e ndërtimit të shtetit të së drejtës”.

I pyetur nga shqiptarja.com nëse këtu nënkupton edhe Bamir Topin, ai thotë: “Nuk jam unë ai që vendos se kush duhet ftuar dhe kush nuk duhet ftuar.

Thashë që është e rëndësishme të bësh një analizë brenda shtëpisë dhe besoj si pjesëtar të kësaj familje elektorale politike si në qeverisje dhe në opozitë, janë ato parti që kanë qenë pjesë e koalicionit dhe padyshim për të parë një marrëdhënie me të gjerë.

Besoj se brenda kësaj marrëdhënie duhet të respektojmë ato kushte dhe ato marrëdhënie që ka vendosur gjithsecili subjekt politik”.

January 28, 2016 09:00
Komento

4 Komente

  1. TJ January 28, 10:27

    Jo kaq shpejt! Duhet te prisni te vdese Berisha dhe pastaj Bamiri do te marre drejtimin e PD! Ndryshe Bamiri eshte karte e djegur!

    Reply to this comment
  2. nujk ka January 28, 11:43

    Te largohet Berisha dhe te thirret Bamir Topi. Kjo do te jete PD qe populli shqiptar deshironte qe me 1990.

    Reply to this comment
  3. Astrit January 28, 15:04

    Po nipi i Enverit (luli) valle eshte gati ta lere vendin qe ka ,po pijanecet dhe nastradinet e pd jane gati te perulen para Topit,nuk besoj.PD ka nevoje per nji trasfusion 100% te personave,si pjesa me e madhe e politikes MBARESHQIPETARE dhe ne pd duhen nderrime nga rrenja deri te gjethja.

    Reply to this comment
    • SKORPION January 30, 22:43

      Bamiri eshte leter e djegur qe ,,luan bisht,, dhe ska gjasa me ne PD.Asnjehere me nuk do munde te ngrihet aty ku e ngriti Sala.Nuk e tregoi vehten ne asnje menyre.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim