Basha: Tekstet shkollore duhen falas, u rritën me 33%

August 29, 2017 16:44

Basha: Tekstet shkollore duhen falas, u rritën me 33%

 

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, përmes Facebook ka kritikuar jo vetëm sistemi e shpërndarjes së librave, ku sipas tij mijëra prindër dhe nxënës vazhdojnë radhët e gjata për tekstet shkollore, por edhe rritjen e çmimeve.

“Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat”, shkruan Basha, teksa krahason çmimet e librave sot, me periudhën kur PD qeveriste.

Statusi i Lulzim Bashës

Mijëra prindër dhe nxënës vazhdojnë radhët e gjata për tekstet shkollore anembanë vendit. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm jo vetëm nuk jepen falas, por janë shtrenjtuar çdo vit.

Dy shembuj: paketa e librave të detyrueshëm për klasën e parë është shtrenjtuar me 33% këto 4 vjet, nga 11 mijë e 790 lekë në vitin shkollor 2012-2013 në 17 mijë e 760 lekë në vitin shkollor 2015-2016.

Për të njëjtën periudhë, paketa e librave të detyrueshëm për klasën e gjashtë është rritur me 23 për qind, nga 38 mijë e 70 lekë në 48 mijë e 920 lekë.

Kjo rritje çmimesh ka rritur barrën ndaj prindërve e cila rëndon edhe më shumë sepse të ardhurat reale mesatare të familjeve shqiptare kanë rënë prej inflacionit dhe ngrirjes së pagave.

Shpërfillja e arsimit është dëm i pariparueshëm për të ardhmen e vendit. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Për këtë, mjafton që qeveria të investojë për libra dhe mjete shkollore paratë që çon për fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

August 29, 2017 16:44
Komento

2 Komente

  1. Fieri August 29, 18:20

    Sa zemer mir qe eshte ky djal! Aq zemer mire sa vodhi 230 milion euro nga rruga e kombit? Mose valle ia ka dhene shtypshkronjave e tani thot te jepen tekstet falas? PO ai biznesmeni qe ka milona ,dhe ai ti marri tekstet falas? Jo more.Mos i do ede ti tekstet falas? Po atje ne Hollanden tende ,falas jane ? U na rrofsh per dimer se per vere rrojme vet….. Po ju u ka ikur truri i kokes.

    Reply to this comment
  2. specialisti August 30, 13:45

    Shume mire zoti Basha. Librat falas. Po ku ishe ti z.Basha nga viti 2005-2013 ? Jashte shtetit si emigrant apo shumicen e kohes minister ? Si nuk tu hap goja e te shkruajti pena, nje here te vetme te propozoje qe librat te jene falas ? Bej opozite me argumenta, cfare ke bere ti ne pushtet ? I kishe falas dhe z.Rama i kthej me pagese ? Per rritjen e cmimeve mund te kesh te drejte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*