Basha tërheq kandidatin për bashkinë e Këlcyrës në mes të fushatës

May 31, 2015 21:35

Basha tërheq kandidatin për bashkinë e Këlcyrës në mes të fushatës

Në kulmin e fushatës demokratët kanë tërhequr kandidatin e tyre për Këlcyrën pasi ka rezultuar i dënuar në Itali për prostitucion.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha ka pasur një bisedë të vështirë telefonike dy ditë më parë me kandidatin e Këlcyrës Gentian Muhameti dhe i ka kërkuar tërheqje nga gara.

Shkak sipas Bashës është e shkuara e tij dhe rreziku se ligji për dekriminalizimin, mund ti ndërpres mandatin nëse ai fiton.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani pritet të udhëtojë në Këlcyrë për të njoftuar vendimin e Bashës ditën e hënë.

Ristani do tu kërkoj mbështetësve të PD që votat e tyre ti japin për kandidatin e pavarur Bujar Fezga, aktualisht kryetar i Komunës së Dishnicës.

Zhvillimi i papritur ka ngjall çoroditje në radhët e PD në Këlcyrë.

Për shumë prej tyre është e pabesueshme që Basha ta ketë tërhequr kandidatin për shkak të ndonjë dosje kriminale, pasi dhe nëse ekziston Basha e ka ditur kur e vendosi. Shumë demokratë në Këlcyrë besojnë se Basha ka pranuar ofertat e dhëna nga kandidati i pavarur, i cili e mori si sfidë personale kandidimin dhe mund ta rrezikonte Muhametin.

Vetë kandidati Muhameti thotë se nuk ka rekorde kriminale dhe kjo po i bëhet nga kandidati i pavarur.

Ende mbetet mister nëse Basha ka lënë të tavolinë bashkinë e Këlcyrës apo një strategji për të maksimalizuar votat.

May 31, 2015 21:35
Komento

12 Komente

  1. Fredi May 31, 21:54

    Ajo qe me ben pershtypje mua, e mare nga artikulli: “Shkak sipas Bashës është e shkuara e tij dhe rreziku se ligji për dekriminalizimin, mund ti ndërpres mandatin nëse ai fiton.”

    Dmth Basha nuk ka problem qe kanditati i tij eshte mare me prostitucion, e vetmja gje qe e shqeteson eshte mos dalin probleme nga ndryshimi i ligjeve.

    Reply to this comment
    • bani June 1, 10:06

      pra e verteta eshte se basha nuk do tja dije per historikun dhe rekorded kriminale por thjesht per mandatet dhe per fitoren e tij ,pra per popullin n uk kujdeset askush

      Reply to this comment
    • erdi June 1, 10:07

      pra shpifjet dhe baltosja e shqupit bien dhe mbi kandiotate e tyre.ata kur bejne pazare per kandidatet e tyre per popullin nuk dua tja dine fare.

      Reply to this comment
    • rinia June 1, 10:08

      po basha kur e vendosi duhet ta dinte qe ai kishte te shkuar kriminale.apo ka ofruar me shume leke kandidati i pavarur dhe po e heq ket tjetrin.imagjino se ku ka perfunduar pd.ben pazare me njuerzit e vet.imagjino per popullin qe as nuk duan tjaq dine por duan vetem votat.

      Reply to this comment
  2. Elton May 31, 22:17

    Ky eshte veprim per tu pershendetur. Elementet me precedente kriminale duhen shporrur. Krimi ska ngjyre ndaj dhe Rama ben mire ti largoje ata emrat e perfolur tip Roshi,

    Reply to this comment
  3. Taulant May 31, 22:30

    Po shitja e detit Greqise, a konsiderohet si prostitucion?!

    Reply to this comment
  4. Drini June 1, 00:49

    E pastaj qe Ka qene i denuar per prostitucion?E ka pagu denimin.ska shans tjeter ne jete ky njeri.Duhet me pa ato qe sjane denu(cifti i ilir metes e dritan priftit e sali berishes) se ky njeri si ka asnje borxh komunitetit.

    Reply to this comment
  5. sokoli June 1, 02:11

    Ka favorizuar “Ballin demokrat” ne menyre qe mos t’i largihet nga kualicioni,ashtu si balli e legaliteti………. Do ta haj edhe ndonje tjeter pe ballin kombetar e legalitetin…..prisni se nuk eshte vone……..

    Reply to this comment
  6. lato June 1, 07:37

    Po qesh idioti.Idioti qesh.Qesh pagliacio,qesh!

    Reply to this comment
  7. ismeti June 1, 08:36

    pse a ka ndonji ne blu pa dosje kriminale a????????

    Reply to this comment
  8. nendetsja 105 June 1, 12:23

    Veprim shume i zgjuar i Sales. Si ne nje loje shahu Sala nje pedine si ky i kelcyres bashki komplet leshi po kerkon ta nderroje me nje kale (gomar) si Ervin (elvis Rroshi) i Kavajes, bashki relativisht e rendesishme. Ajo buallica nga Lushnja duhet urgjentisht ta sinjalizoje Roshin, qe Rama nen trysnine e DCM-se Jardine thuajse e ka vendosur ta coje Vinin per dhjame qeni. ne kete rast ose kemi perseritje zgjedhjesh pasi PS+ LSI te kene fituar shumicen derrmuese te bashkive ose Vinido zevendesohet per garen e Kavajes me Bardhen ate vorraxhijen, ish nen/kryetaren e bashkise.

    Reply to this comment
  9. LABI June 1, 17:28

    Kqndidatet e pavarur jane te PD. Jane fije qe BERISHA po perdore per te ardhur perseri ne poshtete. Duke pretenduar se po punojne forte per “DEKRIMINALIZIMIN” duan me nje gure te vrasin 3 zogj….
    1-publikojne dhe injorojne kandidatet e PD te perfshire ne KRIME, (edhe pse i dinin kur i vendosen)
    2- mbeshtesi te ashtuquajturit “KANDIDATE TE PAVARUR” pasi, ata jane klan i Sales, por edhe ne ndonje raste te vetem qe nuk jane te Sales, duke bere sikur “i MBESHTESIN” i rekrutojne…..
    3- keshtu hedhin bazat per te mare perseri pushtetin….

    ZGJEDHJE E ZGJUAR E AGJENTEVE TE SPROVUAR KJO LOJE. O POPULL HISHINI POSHTE PASIONET PARTIAKE DHE BENI LLOGARITE MIRE KU E KENI INTERESIN E TE ARDHMES SE FEMIJEVE TUAJ…..

    HAPNI SYTE!!!! DALJA E NANOS NE KRAHE TE BERISHES NUK ESHTE RASTESI POR DREDHI….. KERINI C’FARE THONE…….SHIKONI C’FARE BEJNE PER VETEN ERYRE

    PO NE C’FARE DUHET TE BEJME PER VETE??????????MENDONI PARA SE TE VOTONI!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*