Basha: Anketa e Ramës konfirmon se nuk kishte program, por skemë për kapjen e votës

July 8, 2017 12:52

Basha: Anketa e Ramës konfirmon se nuk kishte program, por skemë për kapjen e votës

Kryedemokrati Lulzim Basha, ne gare per nje mandat te dyte ne krye te PD-se, ka bashkëbiseduar nga afer me demokratë të Patosit, Roskovecit, Fierit, Mallakastrës dhe Lushnjes. Gjate fjales se mbajtur Basha ka folur mbi zgjedhjet, rezultatin, çfarë nuk shkoi si duhet dhe rrugët për ringritjen e arritjen e demokratëve në fitore.

Sipas Bashes 25 qershori nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por është një deformim, i prodhuar nga blerja e votës me paratë e drogës dhe korrupsionit, nga presioni i administratës dhe përfshirja e banditëve në zgjedhje.

Ai premtoi per gjithe demokratet ndertimin e nje raport të ri, me anëtarin e partisë dhe me qytetarët.

“25 Qershori ishte vdekja klinike e demokracisë. Nuk ishte një proces zgjedhor por ishte me të vërtetë një proces i manipuluar nga A-ja te ZH-ja. Nisja e fushatës elektorale për formacionin tonë politik, në fakt ishte fundi i fushatës elektorale për kundërshtarët tanë. Një javë para se demokratët të ishin në terren në një fushatë qytetare, demokratike, europiane, duke shpalosur platformë, një plan për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, alternativë për të gjithë kategoritë e njerëzve që vuajnë këtë krizë ekonomike; kundërshtari kishte mbyllur punën. Jo me plan, as me platformë, as me alternativë, por ashtu siç di të mbyllë punë; Me pagesa të majme duke nisur nga votuesit e vet, ata që nuk i ka sistemuar dot me favore e me punë në administratë, duke vazhduar me mbledhjen e kartave të identitetit tek ata që dyshohen si mbështetës të opozitës, me përdorimin në masë të administratës së shtetit dhe favoreve, me përdorimin e parave të derdhura lumë nga trafiku i drogës, me kërcënime jo vetëm të votuesve demokratë por edhe të familjarëve të tyre, më të gjitha format dhe mënyrat për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve”, tha Basha.

“Por njësoj si në vitin 1991 është detyra jonë që në radhë të parë të bashkohemi brenda shtëpisë tonë, të bashkohemi rreth moralit tonë të konfirmuar në këto zgjedhje, me vullnetin e çdo shqiptari që do një shoqëri të lirë e jo të robëruar, me mundësi për të gjithë dhe jo për një grusht njerëzish. Do kërkoj përveç bashkimit, një raport të ri dhe të ndërtuar me kujdes në radhë të parë mes drejtuesve dhe anëtarëve dhe në radhë të dytë dhe më e rëndësishmja midis vetë Partisë Demokratike dhe qytetarëve. Leksioni që vjen nga ato zona që ne kemi fituar, siç është Kavaja, tregon se bashkimi i të gjithë faktorëve, përdorimi i të gjit?hë forcës dhe vendosmërisë për tu përballur me bandat dhe me lekët e pushtetit, pati sukses, vetëm atëherë kur nuk mbeti brenda dhe vetëm brenda familjes tonë por kur u shtri në çdo shtëpi e çdo votuesi”, pohoi Basha.

Lulzim Basha tha se anketa që po bën sot Edi Rama, tregon edhe një herë, se ai nuk kishte një program apo një alternativë qeverisëse, në zgjedhje, por vetëm skemë për kapjen e votës.

“Edi Rama ka hapur sondazh se çfarë duan shqiptarët nga qeverisja e tij. Hipokrizia e kësaj është përtej çdo përfytyrimi. Është e qartë për çdo shqiptar se Edi Rama nuk ka as program, as plan për të qeverisur Shqipërinë. Është e qartë se kjo maxhorancë është fiktive  dhe nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve por përfaqëson shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që u faktua në këto zgjedhje si varrmihësi i demokracisë tonë të brishtë”.

July 8, 2017 12:52
Komento

4 Komente

  1. Lili July 8, 14:31

    Eshte po aq e qarte per shqiptaret se ti as nje sondazh nuk je i zoti me ba,e lere me me ba parti apo shtet. Karshi teje yll ne zngritje, Rama eshte Diell.
    Shqiptaret te thane ´dégages!’

    Reply to this comment
  2. MH July 8, 19:18

    Ti nuk ke pike vleret.Je ma i afte ne shikimin e endrrave se zhgjander.Testimi u ba jo pak kohe,por plot 3 muaj ne kavalishencen cader dhe fundi te doli me bishte,e hengre sa qafa e pates.
    Pikrisht se je budall merr guximin si rikane e del para miletit kushedei se cfare po shpike filozofia yte.Po te kishe dy gram mend kurr nuk do dilje para asnji grupit per te mbajtur kuvend.

    Reply to this comment
  3. shushica July 8, 20:31

    Jo Basha,,,Rama po kerkon edhe mendimet e atyre qe nuk votojne te majten….pormti nuk do ti kuptosh keto sepse ke mentalitet berishian ,tribal …nuk e kuptoj se çte ka mbetur ne mendje nga ato studime qe ke bere ne Hollande….Besoj asgje,,sepse ne PD morali dhe idete jane ne nivelin zero…

    Reply to this comment
  4. optimizem per vendin July 9, 08:25

    Ky Lulezimi kerkon te behet prape kryetar partie dhe mire ben kur ka plot budallenj qe e ndjekin. Duhet ta kishin bojkotuar se njeriu qe kerkon te drejtoje, ne radhe te pare duhet te beje analizen e tij qe pse nuk fitoi ne zgjedhje, megjithese te gjithe e dinin qe nuk fitonte, bile i ishte thene edhe nga mediat apo kundershtaret e tij. Te nxjerresh pergjegjesin tek tjetri eshte fare e lehte, por te shikosh traun ne hunden tende nuk e thua dot. Ata qe e degjojne, pse nuk ja thone, apo ashtu duan? Turpi nuk ka brire, ky eshte . Shiko ne se ke faj vete, pastaj drejtohu tek ata qe te bene demin. Fundja ata ate detyre kishin, te shkoje atje ku shkove.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*