Basha u kundërpërgjigjet kritikëve: Gabimet e mia s’i përcaktoni dot ju

June 27, 2017 21:29

Basha u kundërpërgjigjet kritikëve: Gabimet e mia s’i përcaktoni dot ju

Ndërsa mori të gjitha përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve, kryedemokrati Lulzim Basha iu dha një mesazh të gjithë kritikëve brenda partisë.

Si atyre që kërkojnë ikjen e tij me firmosje peticioni dhe atyre që i kanë dalë kundër më herët, Basha ia pret shkurt, duke iu kujtuar se s’janë demokratë të vërtetë që punojnë me mish e me shpirt. Ai hapi garën brenda PD-së duke shpresuar se do jenë demokratet e vërtetë ata që do dinë të japin verdiktin e tyre.

“Kam reflektuar thellë në këto tre ditë, unë marr të gjitha përgjegjësitë. Meritojnë një ballafaqim të hapur, mes atyre që punuan me mish e shpirt e atyre që u ngritën kundër sa humbën kolltukët. Sa kam gabuar, se përcaktojnë ata që s’punuan asnjë ditë për partinë, por ata që punuan me mish e shpirt, demokratët e vërtetë”,- tha ai.

 

 

June 27, 2017 21:29
Komento

2 Komente

  1. Tap Topi June 28, 07:40

    Marrja e pergjegjsise mbi supe eshte minimalja e asaj qe duhet te beje nje demokrat i vertete.

    # Por ky s’eshte demokrat.
    # Ky eshte gastronom!
    # Eshte kasap!
    # Kasap i 21 janarit dhe kasap i lirise dhe demokracise!

    Mosdhenia e doreheqjes eshte tipar dallues i autokrateve, dhe shprehje e qarte e frikes nga humbja e sigurte. .

    # Dorehiqu Lülzum Pasha!
    # Dorehiqu dhe paketo valixhen per ne Utrecht!

    Beju nje here burre dhe dorehiqu qe t’i hapesh rruge te lire zgjedhjeve te reja partiake. Nese baza eshte dakort qe partine ta udheheqe akoma nje looser si ti, atehere PD-ja ne qafte paste veten. Jo per kater, por as per katerdhjet vjet s’ka per ta ngritur koken.

    Reply to this comment
  2. * June 28, 15:28

    Ende pa komente!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin