Basha u përgjigjet kritikëve për listat: Nuk i heq asnjë presje

May 30, 2017 12:14

Basha u përgjigjet kritikëve për listat: Nuk i heq asnjë presje

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga hapja e fushatës në Berat dhe prezantimin e kandidatëve atje, teksa kërkoi votën për atë që cilësoi si lëvizjen më të madhe popullore, për bashkimin e paprecedentë të opozitës në siglën e PD, i ka dhënë përgjigje edhe kritikëve të tij për çështjen e listës së kandidatëve për deputetë.

“Para dy ditësh më është dashur të marr të tjera vendime të vështira por të domosdoshme për ekipin fitues të Republikës së re, ishte koha për t’i marrë, unë i kam marrë dhe nuk i heq as presjen, një ekip i ri me frymëzim të ri për republikën e re ku do ta gjejë veten çdo shqiptar”, tha Basha me një gjuhë të moderuar.

Basha i ka bërë thirrje beratasve dhe gjithë shqiptarëve të marrin vendimin e duhur në 25 qershor.

“Merrni vendimin tuaj, bashkohuni me projektin e lëvizjes popullore, për të mos ua lënë beratin dallkaukëve, mashtruesve, hajdutëve që ju shtrydhën e ju vodhën, me 25 qershor merrni beratin në dorë me votën tuaj dhe unë do marr vendimet e mia për mirëqenien tuaj, ekonominë e fortë, për secilin prej jush”, tha ai.

Ai ka shpalosur programin e tij ekonomik, i cili do garantojë punësim dhe mirëqenie për shqiptarët.

“Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve të Angela Merkel. Lekët do të rikthehen mes zinxhirit ekonomik në xhepat e sipërmarrësve, investitorëve, të punësuarve, pra qytetarëve. Unë do të investoj fuqishëm te bujqësia, fermerët do ndjejnë ndihmën e shtetit. Berati do ta ketë përsëri universitetin e tij, 10 mijë të rinj në republikën e re do të ketë stazhin me 200 mijë lekë të vjetra pagesë në muaj për një vit, kjo është ura që do ndërtoj unë, nuk kam gjë me urën e varur, por ajo që do ndërtoj unë nuk do të jetë fasadë.  Hapja e vendeve të punës, e fabrikave në Berat, në të gjithë vendin me investime vendase e të huaja”, tha Basha.

May 30, 2017 12:14
Komento

5 Komente

  1. Adih May 30, 12:46

    Bojaxhiun do votojme ne populli ,o Bashe ,qe je nje nga perfaqesuesit e katovices . Bojaxhiu do i perfaqesoje sot e tutje ,ato qe e duan shqiperine dhe zhvillimin e saj. Eshte me se e domosdoshme dhe ne interesat e popullit , te kemi per here te pare ,perfaqesues te denje ,ne parlamentin shqiptar . Mjaft me , ju provuam ,ju lexuam ,dhe nuk do leme me njeri te tallet e te perdhunoje popullin , .Nje porosi per ju te gjithe katovicaret , hapni syte per vettingun dhe reformen ne drejtesi ,koha po ecen per popullin dhe do punoje per popullin ne te ardhmen.

    Reply to this comment
    • drini May 30, 15:48

      Shqipetaret qe besojne ne demokraci ti bashkohen Partise me te paster dhe qe ka programin me te qarte Partise Fryma e re demokratike e Drejtuar nga bamir Topi. Eshte e vetmja parti qe kerkon qe te behet ndryshimi i kodit zgjedhor aktual i cili eshte anti demokratik dhe qe ja ka marre pushtetin e zgjedhjes se deputeteve Popullit dhe ja ka dhene kryetarit te partise Lulezim bashes dhe Edi Rames. Eshte partia qe ka nje program modern dhe Europian.
      Populli shqipetar duhet te dije te zgjedhe kete here . populli shqipetar duhet qe kete here te braktise mashtruesit partite e quajtura te Medha PS Pd e LSI te lideret e te cileve kane treguar se jane per interesat e tyre personale dhe as pak te shqipetare. Marreveshja e fundit ndermjet PS se dhe Pd se e tregoi me se miri kete.
      Ndersa sa i perket Partise socialiste eshte e kote te flasesh ka nje lider mashtrues i cili nuk ka majtur as dhe nje premtim nga ata qe ka bere para kater vjetesh mashtroi partite aleate te cilat i braktisi pasi fitoi zgjedhjet.
      Bamir Topi mund te quhet tamam lider nuk e ka perfshire veten e tij ne lista e deputeteve te partise se tij.
      E gjithe e djathta te reformohet dhe te votoje FRD ne Frymen e Re Demokratike.

      Reply to this comment
  2. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista May 30, 13:11

    Dihet qe ky boleja do humbase ne zgjedhje. Pra te nesermen i bie qe duhet te dorhiqet.
    Nese i heq me paradhenie njerezit me inregritet nuk te kete njeri kush ta kerkoje doreheqjen e ketij pisi.
    Pra saliu qe nuk do kursesi qe kryesia e pd te shkoje ne duart e nje njeriu me inregritet qe nuk do ta pyeste me dhe do ta anashkalonte, merr masat qe ne krye te pd pas humbjes te mbetet nje kluah i rrahurr si ky k….. I i gjate.
    Pd do ndahet shume shume keq kte rradhe.
    Po dhe ps lesh e li eshte bere nga rama.
    Bojkoti do jete shume shume i larte.
    Tre partite kryesore me tre bole ne krye.
    Tre hajdut, tre maskarenj.
    Votoni popull per te ardhmen e femijve te metes, rames, berishes e bashes.

    Reply to this comment
  3. demo May 30, 13:42

    Atyyyyy!Se nuk i ha presionet e Topallices tiiii! Jashte Topallicaaaaa! nuk je Edi qe terhiqet para presioneve.

    Reply to this comment
  4. minushe May 30, 15:05

    mire do beje te mos heqe asnje nje…si psh….Fatbardh Plaku nqs eshte ai ish kryekomunari I Farkes, se ka bo leke me pazarlleqet qe beri me pronat e njerezve aty. eshte rast per reformen ne drejtesi. Me njerez si ky do fitoje….:)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*