Basha: U provua ortakëria e Ramës dhe e Tahirit me krimin

October 21, 2017 19:40

Basha: U provua ortakëria e Ramës dhe e Tahirit me krimin

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka reaguar nda vendimit kundër heqjes së imunitetit për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e cilësuar si treguesin më të rëndë të lidhjes së qeverisë me krimin.

“U provua sot se Rama dhe Tahiri janë një, ata kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me to. Prandaj Rama do ta mbrojë Tahirin deri në fund”, ka deklaruar Basha.

Kreu i opozitës ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se, pasi i kthyen repartet e shtetit në një stacion logjistik për trafikantët, tani do të kërcënojnë këdo që do të tentojë të nxjerrë para drejtësisë Tahirin.

“Sot ata ushtruan dhunë ndaj prokurorëve, duke treguar se janë një kërcënim serioz për vendin. Sot u pa se e vetmja drejtësi që Rama mund të pranojë është drejtësia në këmbët e tij”, ka thënë Basha.

Duke iu drejtuar qytetarëve, që sipas tij kanë mbetur të zhgënjyer nga ky vendim, Basha ka premtuar se, “drejtësia do të vonojë, por nuk do të mungojë”.

“Rama dhe Tahiri nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Kemi shumë partnerë dhe miq që nxorrën zbuluar Tahirin e së bashku ne nuk do të ndalemi këtu”, ka shtuar Basha.

October 21, 2017 19:40
Komento

2 Komente

  1. Shqip October 21, 20:10

    Ju keni provuar edhe floririn e Enver Hoxha me mikun e tritan preshit nga zvicra. Erdhi gje apo ndaloi rruges nga Likja.
    Dihet edhe ortakaeria jote me udebashet , futu I ju Brenda e pastaj tahiri.

    Reply to this comment
  2. Skrapari October 22, 07:01

    O hajdut,O kriminel ! O 1/2 Hollandes ! Ke surrat ti te flasesh ? Ty qe edhe antaret e PD duane te te shprrrin nje ore e me pare? O furcja e Saliut! O qesharaku i kohes? O zhvejku shqiptar! O punonjesi i dosjeve te UCK. O perkthyesi i shtepise se verdhe, po ti je me fytyre te nxire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*