Basha: Urgjente ulja e taksave dhe lehtësimet për biznesin

October 6, 2014 14:49

Basha: Urgjente ulja e taksave dhe lehtësimet për biznesin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT. Basha e konsideron si urgjente uljen e taksave për biznesin.

“INSTATI qeveritar është detyruar të pranojë sot publikisht krizën ekonomike. Rënia ekonmike dhe papunësia po trondit cdo familje shqiptare.

Është urgjente ulja e taksave dhe lehtësimet për biznesin. Kudo takoj të rinj e të reja, gra dhe burra, të majtë dhe të djathtë që enden të pashpresë për një vend pune.

Njerëzit ndjehen të nëpërkëmbur nga cinizmi i Qeverisë që në vend të punës cdo ditë shkatërron dhe mashtron me parada paraelektorale”, komenton Basha në rrjetin social.

October 6, 2014 14:49
Komento

3 Komente

  1. Arben October 7, 15:54

    Kjo eshte gjeja qe duhet.

    nuk kane nevoje qytetet shqipetare per makiazhe, por kane nevoje qe bizneset te lirohen nga taksat qe te marrin frymemarrje.

    Baftjar zeqo dhe edi rama po i zhysin qytetaret e fierit ne nje borxh 50 mln dollar per te “pastruar lumin e gjanices”.

    Jo se gjanica nuk duhet pastruar, por sot qytetaret fierak jane te papune, e ti zhysesh ne borxh per pastrimin e gjanices, duket sikur i tall.

    (10 %i komisionit qeverritar, gjejeni vete se sa vete. Kompania Kineze qe morri tenderin u fut “mik” tek banka qe te miratohet kredia)

    Reply to this comment
  2. Naci October 8, 14:33

    Urgjent Bashuc ti te jesh ne burg?

    Reply to this comment
  3. orienti October 9, 13:11

    -Sigurisht ke pak te drejte,,sepse jane bere lloj lloj taskforcash,per te futur ne pune lloj lloj sorollopesh,qe bejne lloj lloj marifetesh…e keqja eshte se kerkohet persosmeri jo nga koka e bizneseve por nga ata qe s’kane llastik per breke,megjithese bisneset jane me ne rregull se shteti ,por hajde mbushi mendjen hajvaneve qe shpikin rregulla se nuk jane adapte per punen qe bejne,…dhe mendoj se larg eshte forcimi i shtetit ne disa raste..duhet rregulluar superstruktura ..perndryshe jemi qytetar ne endrra dhe bagti ne fakt..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*