Basha uron Sulltan Novruzin: Të mposhtim diktaturën e krimit

March 22, 2018 14:14

Basha uron Sulltan Novruzin: Të mposhtim diktaturën e krimit

Kreu demokrat Lulzim Basha ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Gjithashtu ai ka uruar demokratët për atë që ai e quan 22 marsin e historisë, dita kur PD fitoi zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri.

“Është po kështu 22 marsi historik, dita kur 26 vite më parë më 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45-vjeçare.

Thirrje për një bashkim dhe zgjim vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaturën e krimit për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, drejt Shqipërisë së lirisë, dinjitetit të punës dhe të demokracisë evropiane.

Gëzuar Sulltani Novruzin dhe 22 marsin e historisë”, deklaroi Basha.

a.s/dita

March 22, 2018 14:14
Komento

3 Komente

  1. ??? March 22, 14:36

    Bravo, tani na e thuaj edhe ne Rusisht.

    Reply to this comment
  2. Bardhi Tolabi March 22, 15:26

    O kungull i Bashes!
    Sulltan Nevruzi,eshte nje feste pagane po ti hysh thelle histories te kesaj feste.Eshte dite e pranveres,eshte Dite e Re,eshte dita e riflillimit te jetes e vllazerimit,e paqes e miresise.
    Por nje injorant si ty,ne vend te uroje festen,te uroje paqen e miresine na ben thirrje per lufte,vellavrasje…

    Reply to this comment
  3. sopiqoti March 22, 15:47

    He me te lumt o Lulzim Basha.Nuk mjaftojne ditet e tjera per te na percjelle “.brockolla politike.”POR duhej edhe sot ne nje dite te nderuar per te gjithe shqiptaret te te ndigjojme duke na drejtuar “thirje politike “.Mjafte me.E kemi te qarte se c’far kallepi je, o bukurosh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*