Basha: Vendi është kthyer në xhungël

April 6, 2016 11:14

Basha: Vendi është kthyer në xhungël

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë se “mazhoranca po vazhdon të refuzojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, duke e kthyer vendin në një “xhungël”.

“Nuk ka më dallim midis policit dhe banditit, midis kryeministrit dhe kriminelit. Ka katër javë që mazhoranca nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nesër do të këmbëngulim për zbatimin e këtij vendimi. Nuk bëhet fjalë për emra, por për parime. Parimi është ky: deputetë që janë në proces gjykimi për vepra të rënda penale, nuk mund të jenë pjesë e seancës plenare deri në përfundim të procesit gjyqësor”, tha Basha.

“Duhet t’i jepet fund dhunimit të hapur të Kushtetutës. Vendi është kthyer në xhungël, ka rënë rendi kushtetues”, shtoi kreu i opozitës.

“Edi Rama duhet të zgjedhë: ose avokat i krimit ose reformator i drejtësisë”, theksoi Basha.

April 6, 2016 11:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*