Basha: Vendimi i Kolegjit tregon se Rama kontrollon drejtësinë

June 24, 2019 21:35

Basha: Vendimi i Kolegjit tregon se Rama kontrollon drejtësinë

Në një deklaratë për mediat, mbrëmjen e kësaj së hëne, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të mbajtur zgjedhje më 30 qershor është pjesë e planit të Ramës, duke theksuar se Kolegji Zgjedhor nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës.

Basha nënvizoi: “Rama ka futur makineri falso për të bërë zgjedhje false. KQZ po bën zgjedhje që janë të paligjshme. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shprehet për dekretin e presidentit. Vendimi i sotëm dihej në rrethet politike të Tiranës. Është e gjitha e përgatitur nga Edi Rama. E gjitha kjo ndodhi përpara syve të të gjithë shqiptarëve dhe tregon se Rama ka kontroll të plotë mbi drejtësinë.

Mbi të gjitha vendimi i sotëm tregon faktin se ngrehina shtetërore është reduktuar vetëm në funksionin e fasadës, për të mbuluar dhunimin e ligjit nga Edi Rama. KQZ rezultoi fasadë, edhe kolegji Zgjedhor mori vendim fasadë. Me veprimin e tij Kolegji Zgjedhor provoi se vendimi ynë për të mos hyrë në zgjedhje farsë ishte vendimi i duhur. Regjimi kriminal i Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar krimin. Të gjithë po shikojmë fytyrën e regjimit të Ramës.  Shqipëria rrezikon sot gjithçka. Nuk ka asnjë dyshim se një qeveri e re dhe e ndershme do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organizuar, të luftojë krimin dhe korrupsionin”.

Ai vijoi: “Por që Shqipëria të ketë një qeveri të tillë, duhet që të ketë zgjedhje të lira. Zgjedhjet e manipuluara, zgjedhjet e fituara me kriminelë sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme: Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet – politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër. Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Pa u plotësuar ato, ne nuk do t’i rikthehemi asnjë procesi politik. Pa ndëshkueshmërinë e së keqes, e keqja vetëm do të përsëritet. Edi Rama do të përpiqet me çdo kusht t’i shmangë këto dy zhvillime, por nuk ka për t’ia dalë. Ne do t’i arrijmë këto dy objektiva të rëndësishme pa asnjë kompromis. Ne shpresojmë që ato do të arrihen pa kosto shoqërore”.

Në vijim, ai ritheksoi se Shqipëria po shkon në zgjedhje një partiake, gjë që sipas tij është antidemokratike. Basha u shpreh se Rama zgjedh kandidatë në bashki për të mbrojtur krimin dhe bandat kriminale.

e.ll./dita

June 24, 2019 21:35
Komento

10 Komente

  1. prizem June 24, 21:46

    Po Reeker cfare ka thene?

    Reply to this comment
  2. dr tomorri June 24, 22:20

    Toke ka mendim personal,njm dihet pse dethrone USA nurek nuke jrdhron ascend ne vendin e vets.USA e don femikeraci pluralizmin,popullin shqiptarma saDUKET PER ZHJEDHJET NUK DONE TE HYJNE.

    Reply to this comment
  3. Termet Peci, pellazg me kafk superiore June 24, 23:15

    A ishte PS-ja qe vrau Olldashin per llogari te Bashes?

    Reply to this comment
  4. Preng Pjetri June 24, 23:19

    DASMA NUK ANULLOHET O BABLOK….!

    E diela funditë e ketij qershori është “dasma” ku dotë celebrohët pushteti lokal në të gjithë teritorin e Shqiperisë.
    Kjo ditë dhe datë është vendosur dhe firmosur më vetëdije dhe vullnet të plotë nga i zoti konakut Ilir Meta.
    Çka nënkupton edhe detyrimin moral politik dhe ligjorë të të gjithë aktorëvë të politikës të marrin pjesë në ketë “valle” pamvarësisht deshirave apo hatër mbetjevë.
    Askush nuk mundet të pengojë “dasmën”tonë mbarëpopullorë, ftesa ishtë dhe mbetet per të gjithë,data që s’duanë të behën pjesë e kesaj dasmë më ose pa arsye është hesapi i tyrë.
    Mirpo ashtu siq e ka zakoni dhe ligji askush nuk ka të drejtë të mundohet në pengimin e “ëdasmes” tonë!
    Fati keq deshi na perpjeku më një zot shtepie burravec që firmos e shfirmos,mohon dhe pohon vet-vetën pështyn dhe lepin pa kurrëfarë pergjesie dhe morali.
    Fati keq na perpjeku më një zot shtepie më dy fytyra,më njëqind huqe si lopa kuqe që shkelmon koven e sapo mbushur,që hjedh firmën dhe fjalen si lopa bajgën,
    Mirpo zakoni nuk e pranon dhe nuk pajtohet më qendrimin e kaut kuq i cili braktis kularin per një huq!
    Dasma nuk anulohët kurrë o bablok, ndaj ju bëj thirrje ta lironi fronin sa më parë o babloku ynë qesharak!
    Dasma do të celebrohet me 30 Qershor pak rendesi ka vini apo s’vini ju dyftyreshat e tramatizuar!

    Reply to this comment
  5. krushku June 24, 23:41

    Vdkja nuke anullohetDasma monde te shyyhet cur ndodh para vdekjes por dasma diten e vdekjes peppers
    Nuke anullohej tank sopAs situates mundet

    Reply to this comment
  6. MH June 25, 00:48

    Neutrino !
    U mundova ta lexoj dr tomorri.Po nuk mujta.Mbasi e pash te pa mujtun.Kalova ne komente te tjere.
    Ti ishe ngjitur posht tije dhe u aja se qeshuri per thirrjen tande : Hajde shqipe hajde.

    Reply to this comment
  7. Spata June 25, 10:26

    Su poqe qe su poqe Shoku Luli.Cfar m do kur Ramen e mbeshtesin jashte e brenda.Te ka zene gripi Sali qe spo nuhat si po te vijne punet.Nuk i ka kapur Rama organet e Drejtesise por tani ka filluar te punoje Drejtesia.Trop o trap te kapi kerma Sali dhe po shkon per lesh.Budalla .Te presin dite te zeza kete nuk po e kupton.Kush te ka garantuar se nuk do dalesh para gjyqit.Vetem po te arratisesh tek padronet ke nje shanc te rrosh si miu ne cark.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim