Basha: Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve

June 9, 2019 21:18

Basha: Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve

Një ditë pas protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social Facebook, në lidhje me vendimin e Presidentit për të anulluar dekretin e datës së zgjedhjeve, ku nuk ka kursyer as kritikat për kryeministrin Edi Rama.

Duke iu referuar përgjimeve të “Bild”, Basha shkruan se Kryeministri është ilegjitim, duke e konsideruar vendimin e presidentit Meta si një arritje të bashkimit të shqiptarëve në protest.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli.

Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi!

Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët! #ShqipëriaSiEuropa

e.ll./dita

June 9, 2019 21:18
Komento

5 Komente

  1. Zhduku nga Mediat Shqiptare funderine e njerezimit June 9, 21:56

    NE buuuuuuuuuuuuuurg prostitute hollandese

    Reply to this comment
  2. Amerikani June 9, 23:04

    Pergjimet nuk jane te ” Bild” por te prokurorise shqiptare.

    Besim Hadermataj nga Tropoja kusheri i Sali Berishes shkeputi nga 700 disqet e pa skriptuara te pergjimeve pjeset qe i duheshin dhe i dorezoi ne SHQUP.

    Perse ky prokuror e mbajti dosjen 339 per 2 vjet pa i zbardhur pergjimet , hetuar dhe cuar perpara gjykates fajtoret e kesaj dosje?

    ” Bild” e cila ne publikimet e meparshme i referohej Çollakut te tv Shijakut dhe Yllit te LSI dhe me shkrimin e gazetarit gjerman te “Bild” njesoj si te ishte nje deklarate shtypi e PD , tregon se gazeta apo gazetari qe ka shkruar eshte ndikuar nga nje force pertej kapaciteteve te SHQUP. Kjo force e cila eshte e interesuar per destabilitet ne Ballkan dhe per ti mbajtur larg vendet e Ballkanit perendimor nga BE eshte Rusia.

    Pra ” Bild” nuk ka bere asnje pergjim dhe asnje ivestigim por thjesht ka publikuar pergjimet e mara nga SHQUP.

    Meta si pjese e komplotit anti shtet dhe pas deshtimit te aksionit politik te opozites per protesta popullore kur pa se populli e la te vetme opoziten priromane me militantet e saj fanatikev, u detyra te dale hapur per te mbyllur rrethin e komplotit dhe per ta shtyre vendin ne nje situate te re te paprecedente puçi, ku presidenti eshte kryetar i puçisteve kunder kushtetutes dhe shtetit ligjor.

    Keshtu qe vendimi per anulimin e 30 qershorit nuk mund te jete i diktuar nga bashkimi me i madh i shqiptareve imagjinare te kalamaut te SHQUP , por pjese e skenarit puçist antikushtetues per te penguar reformen ne drejtesi qe ka per kryetar menderpresidentin i cili i dha dhe nje alibi opozites per tu terhequr si skuthe nga deshtimi dhe diskretitimi qe i beri vetes qe pas djegjes se mandateve e deri te lenia rrugeve qe qytetaret i bene kesaj opozite te degraduar antishqiptare.

    Reply to this comment
  3. alphade June 9, 23:24

    Basha : Cfare rrenacaku e mashtruesi….! Flet ne “emer te popullit” kur pas vedit ka vetem disa halabake,hajna,
    e huligane, te gatshem t’i vene zjarrin Shqiperise per ta
    vjedhur e plackitur.”ujqit mjegull kerkojne” dhe kete “mje-
    gull” po ja siguron cdo jave Basha dhe Plaku Mere,te ci-
    let i ka hyre frika ne palce nga SPAK- dhe BHK-ja qe po
    trokit ne portat e ketyre hajnave,krimineleve e mafiozeve.
    Ne kete bande mafioze ben pjese edhe Presidenti aktu-
    al qe i ka ditet e numuruara ne ate kolltuk presidencial
    sepse REC- i po e pret te gjithe kriminelet,hajnat e mafio-
    zet…!!!!

    Reply to this comment
  4. Laberia djep patriotesh June 9, 23:35

    Po ti sje per kryeminister o Lul nuk ke per tu ber kurr me votat e popullit…dhe mos e krruaj me amerikanin se po te futen ne listen e zeze se di si do te te vej halli pastaj,ndaj qetesohu sa nuk eshte vone

    Reply to this comment
  5. Koba June 9, 23:43

    O Sumkapuc i Rruges se Kombit O hajdut i Palare.Po 2000 veta ishin ne shesh(Shih pamjet nga Droni).Je i mbaruar bashke me Sale Gerdecin dhe Like Floririn.Do tu kerkohet Hesap deri ne NJE.Do te pshurni ne Poture.Do te mbani Pampers se nuk keni Derman

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*