Basha vendos kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë

November 28, 2015 10:54

Basha vendos kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe personalitete të tjera të opozitës në vend kujtuan sot festën e Pavarësisë, duke vendosur kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve, në Tiranë.

Në një prononcim për mediat pas ceremonisë, Basha theksoi se “kjo ditë duhet t’i shërbejë shqiptarëve për t’u bashkuar dhe për të kërkuar dimensionet e vërteta të lirisë. “Sot jemi tek altari i martirëve të kombit dhe nga këtu i uroj shqiptarëve festën e Flamurit dhe festën e Çlirimit. Dua të përkujtoj me të gjithë qytetarët shqiptarë sakrificën e burrave, që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë nga okupatori fashist. Asnjë komb nuk ka vuajtur sa vendi ynë”, tha Basha.
Sipas tij, liria e popullit shqiptarë ende nuk është e plotë, në dimensionet reale të saj. “Sot shqiptarët nuk e gëzojnë dot lirinë e tyre, pa fituar lirinë nga tirania e arrogancës. Pa fituar lirinë nga padrejtësia. Kjo ditë duhet t’i shërbejë shqiptarëve për t’u bashkuar në kërkim të dimensioneve të vërteta të lirisë”, përfundoi Basha.

November 28, 2015 10:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*