Basha: Vettingu, pas qeverisë teknike

April 21, 2017 12:24

Basha: Vettingu, pas qeverisë teknike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se vetting-u do të realizohet menjëherë pas paktit për një qeveri teknike.

“Nuk ka nevojë të shtyhet vetting-u pas zgjedhjeve. Menjëherë pas paktit kombëtar për një qeveri teknike, PD-ja është e gatshme që, sipas konsensusit të 22 korrikut të vitit të kaluar, t’i hapim rrugë zbatimit të reformës në drejtësi”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së deklaroi se, “Edi Rama, për 1 vit e gjysmë u përpoq që të kapte drejtësinë. Rama, i mbështetur nga mercenarët e George Soros, shkatërroi konsensusin për drejtësinë”.

Basha shtoi se mediat duhet të kenë kurajo për të pasqyruar krizën ku ndodhet vendi.

April 21, 2017 12:24
Komento

2 Komente

  1. MZIU KRYETAR I PD April 21, 12:56

    Vetting-u pas qeverrise teknike,ndersa qeverrija teknike pas doreheqjes se Bashes nga kryetar i bandes PD.

    Reply to this comment
  2. Lennard April 21, 16:00

    Je kokrra e Legenit o Lul-Hajduti.Nuk ia vlen te merresh me TY .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*