Basha virusi i ri i llojit shqiptar!

April 7, 2021 12:52

Basha virusi i ri i llojit shqiptar!

Në Botë s’lëshohet as një qime,
në kohë pandemish,
po ne një vend karagjozësh,
kemi mbetur sërish!

Parti e Lulit në qytete,
organizohet në çeta,
e presin për fushatë kur vete,
të paktën treqind veta!

Që ulërasin si çakenj,
s’çajnë kokë për pandeminë,
covidi vret-o budallenj,
të shpie në Tufinë!

Luli gjithnjë mbi një makinë,
është bërë karnavale,
ky që do jetë lideri ynë,
nuk mban distancë sociale!

Çdo ditë ligjin e ka thyer,
që kur fushatën nisi,
kush e pengon sot policinë,
në gjoba ta kërdisi!

Ai është bërë rrezik për jetën,
me pamje prej fituesi,
është ky që do të marrë stafetën,
një lloj i ri virusi!

Lulashi është klasifikuar,
si virus albanez,
që kakaris pa pushuar,
tamam si një këndez!

Është një virus shumë i rrezikshëm,
besoni-a s’besoni,
se çdo miting i Lulëzimit,
është vatër infeksioni!

Bashës aspak s’i jemi vënë,
s’e ngasim kot së koti,
e shihni vetë si po shkel ligjin,
me këmbëngulje idioti!

Ju pyes e s’dua përgjigje,
si të votosh këtë njeri,
që s’pyet për akte e për ligje,
duke u bërë virus i ri!

A.DUKA

April 7, 2021 12:52
Komento

7 Komente

  1. Remo April 7, 13:00

    Mire e ke ti o Beno po Shqupistet kane te bejne me ligjin aq sa ka te beje majmuni me njeriun!

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor April 7, 17:39

    O burrani ta heqim pra shpejt,
    ket virusin shqiptar nga Pushteti,
    sic po na urdheron solemnisht,
    mencuria kombit vete Duke poeti,
    se Pandemine e kemi nga 2020,
    por Virusin ama 8 vjet ne Pushtet,
    vec ama Varferi-Virusi ketu 8-vjecar,
    s’ka emrin Basha, por Rama Gomar!

    Reply to this comment
  3. Pensionisti April 7, 18:28

    E njoha Bashen ne zgjedhje lokale ,
    Kur”permbysi’Ramen me ”lule e me lajle”
    I dha nji dore te mire Ristani,
    por me shume beri ai “babaxhani”
    Ai “‘mengeperveshuri “Arvizu-ja !
    qe u mbyt ne djerse e u be uje !
    Dhe na prune nje “vazo me lule”!
    ”nji yll ne ngjitje”qe shpejt u vushk,
    qe ere e ngjyre nuk kish e nuk ka ,
    tashti eshte bere “pa shije” pa fare,
    eshte bere shume i shpelare!
    edhe ne te folur eshte shemtia vete ;
    eshte shume ”i shemtuar””!

    Reply to this comment
    • dashamires April 7, 18:48

      Cap e merr pensionin o Pensionisti, ta ka rritur Rama pas 8 vitesh agjerimi me 300 leke te reja. Ti hash gezuar me familje e shoqeri.

      Reply to this comment
  4. andi April 7, 18:28

    Të lumtë poet, e ke analizuar me vargje shum bukur.

    Reply to this comment
  5. tomorraku April 7, 18:49

    E njoha Bashen ne zgjedhje lokale ;
    edhe ne te tjera bema e skandale ,
    “kur e permbysi Ramen”me ”lule e lajle”
    sepse dore e ndihme i dhane ca Ristane
    e ca mengeperveshur Amerikane!

    Reply to this comment
  6. Molla e dijes April 7, 23:27

    NEVOJA ËSHTË I VETMI MBRET

    Ka nisur tashmë fushata elektorale,
    Duka vazhdon për opozitën vjell vrer,
    i duket Rama i ndershëm e i zgjuar,
    një burrë shteti si shoku Enver.

    Luli Basha mblidhka 300 petrita,
    e na ligjëroka si këndez,
    nuk do t’ja dijë fare për ligjet,
    për Dukën qënka një virus albanez.

    Ç’na qënkan këta teveqela o Benko,
    që Bashën e ndjekin nga pas,
    po ata që do e votojnë në dt25,
    pse s’votojnë Ramën, shokun Taras?!

    Mos ndoshta Rama ka vrarë shpresën,
    ka ndërtuar një shtet rrumpallë,
    dhe i trajton njerëzit si dele idiote,
    apo ky popull është si majmun vallë?

    Nëse këta janë majmuna,
    ç’janë ithtarët e shokut Enver,
    45 vite komunizëm mohuan Zotin,
    të kenë qënë një tufë me gomerë?

    Një popull i tërë mohoi Zotin,
    e madje nënë e babë shpeshherë,
    se partia të stiste prova kundër,
    ta fikte dhunshëm atë derë.

    Zoti edhe sikur të ekzistonte,
    nuk vdes, nuk ha, nuk pi,nuk fle,
    ai nuk ka nevoja si njerëzit,
    Perëndia nuk ngjan fare me ne!

    Pikërisht për hierarkinë e nevojave,
    njerëzit po kacafyten prej mijëra vjet,
    në këtë botë xhungël gënjeshtarësh,
    nevoja është i vetmi mbret.

    Dhe Rama pikërisht tani,
    për ty o Dukë ndoshta ka nevojë,
    se çdo trushpëlarë komunist,
    duhet për Edvinin të votojë.

    Në tetë vite asnjë bilanc qeveritar,
    as integrim, as arritje, as rezultate,
    i ka ngelë në gojë vaksina kineze,
    buzët e Dashit, vetullat e Dules me kate.

    Sa për virusin dhe pandeminë o Dukë,
    ligjërata e Ramës është farsë komplet,
    mjafton shiko lokalet e restorantet,
    pa maska,pa distancë,protokolle për ibret.

    Nuk mund të kërkosh mandat të tretë,
    vetëm se duhen vaksina për të bërë,
    ndërkohë qeverisja është ”kancer” i vërtetë,
    që ekonominë e ka shkatërruar të tërë.

    Ekonomia studion si plotësohen nevojat,
    duke përdorur burimet që s’mjaftojnë,
    nëse s’ke liri, punë, ekonomi e dinjitet,
    a ja vlen për vaksinën të votojnë?

    Gjetja e vaksinës është një detyrë,
    për këdo që është në qeveri,
    nuk është meritë e veçantë,
    që e bën veç Rama e jo tjetër njeri.

    Prandaj o Dukë, ka ca gjëra thelbësore,
    që nuk blihen me para a me vaksinë, në jetë,
    nuk janë të gjithë kokëtula ata që votojnë,
    ka dhe njerëz që duan të jetojnë me dinjitet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim