Basha kërkon rikthim tek mazhoritari me 100 zona

June 22, 2017 22:12

Basha kërkon rikthim tek mazhoritari me 100 zona

Kreu i PD Lulzim Basha tha dje se në Shqipëri ka humbur lidhja mes pushtetarit dhe qytetarit.

“Përgjegjësia është e të gjitha palëve politike, por veçanërisht e autorëve të ndryshimeve kushtetuese të 2008. Në bazë të këtyre ndryshimeve, deputetët nuk kannë lidhje me qytetarët dhe u mjafton ta kenë mirë me kryetarin e partisë. Vetë deputetët zgjidhen për të kontrolluar qeverinë, por me këtë sistem qeveria i kontrollon ata. Ne duam që në radhë të parë të kthejmë pushtetin tek qytetarët”, tha Basha gjate nje interviste televizive.

Kreu i PD shpjegon edhe rrugët si mund të bëhet kjo sipas tij.

“Futja e sistemit amerikan ‘recall’, që do të thotë që një deputet mund të shkarkohet përmes referendumit në zonën e tij. Me këtë mund të shkarkohet Kryeministri dhe kryebashkiaku e të tjerë dhe nuk lidhet më fati i një politikani me fatin e një oligarku dhe  biznesmeni”, shtoi ai.

Basha propozon gjithashtu edhe uljen e numrit të deputetëve dhe zgjedhjen e drejtpërdrejtë të tyre në sistem mazhoritar.

“Deputetët do të zgjidhen në zona direkte mazhoritare me 100 gjithsej, pa korrektim. Të kemi vetëm 100 deputetë”, tha ai.

Lulzim Basha thotë më 25 qershor shqiptarët do të jenë përballë një zgjedhjeje të vetme të vërtetë që bazohet tërësisht tek ekonomia dhe ringritja e saj.

Basha tha se programi i tij ekonomik është hartuar nga ekspertët më të mirë europianë.

“Është hera e parë që një parti politike vjen në zgjedhje me një plan ekonomik me taksa të ulta dhe mbështetje për sektorët kryesorë, fermerët me subencione, sipërmarrjen që krijon vende pune. Është një program që merret me ekonominë, jo me timonin”.

 

June 22, 2017 22:12
Komento

4 Komente

  1. Arber I June 22, 23:17

    Ne te gjitha postet qe ka pasur Basha ua ka lene timonin ne dore te tjereve.

    Reply to this comment
  2. Kamarier Luli edhe nje dopio. June 23, 00:42

    Ky kaqoli ka planin ekonomik vetem ne kapaket e librit qe shkruhet;
    “Plani Ekonomik” dhe brenda librit cdo faqe eshte e bardhe.
    Shkurt nuk ka nje Plan Ekonomik, te na thote vetem nje shifer…. taksat do te ulen, do te shkojne drejt “tokes” apo dheut dhe brenda vitit do te dyfishohen pensionet jo me pak se 250 mij lek te vjetra ne muaj dhe do te rriten rrogat, por burimi i finacimit te tyre kush do te jete dhe nga do te dalin keto “Para”, pa bere fjale per shendetesisen, arsimin e dreqin me te birin, apo ne hame pime dhe vjedhim dhe bota punon per ne duke na dhuruar dollare dhe euro.
    Rrofte “Republika e RE” e zene me brumin e thartuar apo te prishur, duke filluar nga vete Luli si vrases , hadut i arkes se shtetit dhe vjedhes votash i padenuar etj etj.
    Kryeministri i ardheshem Lul Shalengjituri

    Reply to this comment
  3. rrem vogli jr. June 23, 08:33

    recall amerikan nuk eshte per kongresmenet dhe senatoret por per funksionaret e disa shteteve qe e kane kete regull.
    fajin e keni ju te Dites qe lejoni qe ta perdorin gazeten tuaj per mashtrime

    Reply to this comment
  4. Tirana June 23, 08:49

    Pra njeriu qe ishte ne maje te taraces se Kryeministrise kur urdheroi Garden te vrase 4 demonstrues, njeriu qe fjeti 4 vjet ne krye te Bashkise se vjedhur me vota, njeriu qe nuk ka asnje kulture ekonomike pervec kultures se kamarjerit, njeriu qe i u sherbeu drejteperdrejte serbeve kunder kosovareve te UCK-se me letra te dokumentuara, njeriu qe FAMILJARISHT rron me pasaporte holandeze – kete njeri do votoje Shqiperia? Po qe keshtu, populli shqiptar i Shqiperise meriton te sakatohet edhe me.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*