“Basha zhvendosi podiumin tek PD, fshihet pas Kosovrastit, të premten shkarkimi”

Redaksia Online April 30, 2013 21:03

“Basha zhvendosi podiumin tek PD, fshihet pas Kosovrastit, të premten shkarkimi”

“Basha fshihet pas Kosovrastit, trembet nga shumica e qytetarëve në Këshillin Bashkiak. Të premten shkarkimi i kryetarit të pakicës”, konfirmoi Dalipi.

“Bashkia e Lulit dhe Tabakut sot u zhvendosen ne podiumin politik te PD. A kane pergjigje per plehrat qe bashkia dogji sot ne parkun e liqenit.
Qytetaret e TR jane te shqetesuar nga nje skene e rende, ku punonjesit e bashkise mblodhen mbeturinat e i dogjen ne mes te parkut kombetar!”. Keshtu eshte shprehur kreu i keshilltareve te majte Aldrin Dalipi per deklaraten e Bashes se nuk merret me politike, por me qytetaret. Ne fakt pa kaluar disa ore nga deklarata, basha nxorri Tabakun te fliste per politike dhe Tiranen…

Edhe në një dalje tjetër përpara kamerave, kryebashkiaku i emëruar i Tiranës ka bërë të përkushtuarin ndaj punës, edhe pse kryeqyteti gjendet i rrënuar sot në dhjetëra rrugë të hapura por të papërfunduara për shkak të zellit të tij për të bërë paradë buzëqeshjesh dhe jo punë prej vërteti. Ai e ka cilësuar si një sulm politik, kërkesën e këshilltarëve të majtë për të shkarkuar kreun e këshillit bashkiak, pas bashkimit mes dy forcave politike, PS dhe LSI. Kryebashkiaku i emëruar tha se Këshilli Bashkiak ka rregullat e veta dhe funksionon sipas këtyre rregullave, por nuk dha asnjë shpjegim se për cilën arsye nuk lejoi vijimin e procedurave për shkarkimin e kreut të këshillit, tanimë që PD nuk ka më shumicën në këtë këshill. Ndërkohë, këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës kanë lajmëruar mbledhjen për ditën e premte, ku pritet të hidhet në votim kërkesa për shkarkimin e kreut të këshillit bashkiak. Këshilltarët e shumicës i kanë bërë thirrje edhe Bashës të jetë i pranishëm në sallë për të parë se si votohet në një proces të rregullt dhe të lirë.

Redaksia Online April 30, 2013 21:03
Komento

2 Komente

  1. Kristi May 1, 10:44

    ky ne foto i ka thene te gjitha keto, apo gazetari juaj qe e ka shkrire shkrimin plot patos dhe mllef kunder bashes?????!

    Reply to this comment
  2. Besarta May 1, 11:05

    Po si nuk u lodhe nje here o rob zoti duke dale ne deklarata per shtyp e duke folur gjithe kohes kot ne ajer pa baza materiale e statistika? Po kur ishte ne krye kryetari jot i zemres nuk i ra nje here ne mend te dilte ne lagjet e Tiranes e te shikonte sesi ishte situata e rruges. Se kuptoj pse gjithmone jeni te prirur per te pergenjeshtruar cdo lajm apo risi qe zhvillohet ne Tirane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*