Bashës i ka mbetur vetëm Fatmir Mediu, ndërsa bashkinë e kthen në seli të PD-së

August 29, 2014 08:38

Bashës i ka mbetur vetëm Fatmir Mediu, ndërsa bashkinë e kthen në seli të PD-së

Lulzim Bashës duket se tashmë aleat i ka mbetur vetëm Fatmir Mediu.

Ai kishte kërkuar një takim dje me aleatët për të vendosur se ç’qendrim do të mbajnë me Kuvendin.

Por, me përjashtim të Mediut, askush nuk ka denjuar të shkojë në takim.

Jo vetëm kaq, por aleatët e PD-së duket se kanë vendosur të marrin pjesë në seancat e Kuvendit, pa pritur vendimin e PD-së dhe pa patur konsulenca me të.

Këtë e ka pohuar fillimisht Nard Ndoka, por edhe Shpëtim Idrizi pritet të jetë në Kuvend.

Madje, edhe Fatmir Mediu, që ishte i vetmi që mori pjesë në takim me Bashën, tha se duhet të kthehen në Kuvend.

Ndërkohë, ajo që të binte në sy, ishte fakti se Basha kishte vendosur që takimin ta mbante në Bashkinë e Tiranës, dhe jo në selinë e PD-së.

Dhe të mendosh që në fushatë thoshte se bashkinë do ta mbante larg politikës./b.l

 

August 29, 2014 08:38
Komento

3 Komente

  1. lejleku August 29, 08:52

    Pra Z Luli, duhet ta kuptoni se jeni ne rruge te gabuar e cila nuk ju çon asgjekundi.
    Deklarata te papergjegjeshme si ajo e EDI Palokes do i kushtojne shume OPOZITARIZMIT moderrn SHQIPTAR. Ne nje kohe qe EVROPA dhe Z MERKEL e vendosin jo vetem ne krah por edhe ne podium nje perfaqesues te SHQIPTARIZMES ai e fyen nepermjet medias me fjalet me te hidhura kryeministrin e vendit .
    Eshe kush eshte , sot per sot ai perfaqeson ASPIRATATe popullit , jo ato partiake e politike , prandaj ju duhet te menjanoni nga drejtimi dhe nga radhet tuaja elemente te tille AGRESIVE te cilet bejne thirrje deri edhe ne destabilizimin e VENDIT .
    zOTERI edi paloka PERDORIMI I FORCES ESHTE MINGESE E ARSYETIMIT .

    Reply to this comment
  2. niko August 29, 11:48

    Dy te perdhunuarit.
    I perdori Berisha, i vari ne qafe te dyve krimet e veta. Pasuroi Xenin e sakrifikoi Mediun. Vrau 30 vete dhe Xeni me dashnoren ne Karaibe , Mediu me koken ne gojotine ne “aleancen” e qe i dikton Berisha si ta kishte nje nga prostitutat qe shfrytezon e komandon, se bashku me tuafin tjeter, Lulzim Basha. Te cilit pasi per hater te vjedhjeve te Metes i vari ne qafe 4 te vrare, miljonat e zhvatura nga familja e tij ne rrugen e kombit dhe partine me rrangalle, me te kriminalizuar dhe te deshtuar ne historine e Shqiperise , biznesin familjar me emer PD.
    Dikur Azemi qeshte dhe levdonte Berishen duke i thene qe ishte nje gjeni kur kishte çuar Tritan shehun ne Lushnje dhe e kishte sakrifikuar me nje presh ne b…, si e si per ti thene botes qe Shqiperia kontrollohej nga bandat dhe qeveria paguante me jeten. Qellimi i vertete i Berishes ishte sakrifikimi i Tritanit por planet si dolen dhe tritani perfundoje me presh.
    Por kur ja taksi dhe Azemit “fatin e tij” me vone, jo vetem qe i dolen planet mire por dhe u ri be kryeminister ca vite me vone.
    Keta jane karagjozet qe Berisha per mbreterimin e tij, sakrifikon ne emer te “lirise”.
    Mercenare, gjysem analfabete dhe viktima te programuara, qe skane mesuar asgje nga historia.

    Reply to this comment
  3. Al August 29, 12:21

    Legena

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*