Bashkëjetesa e xhamisë me krimin

Nga Koloreto Cukali June 20, 2013 10:19

Bashkëjetesa e xhamisë me krimin

Po bëhet një krim, në emër të një xhamie. Teneqet e krimit ekologjik kanë rrethuar një park të mrekullueshëm, pranë Parlamentit, një nga pikat më tëbukura të Tiranës e thuajse vendi i vetëm ku ti nuk ndjehesh që po jeton në Xhibuti. Duan të prishin parkun e të ndërtojnë një xhami. Ëshët e qartë që po bëhet shpejt e shpejt sa pa u bërë zgjedhjet, që ata që do vijnë ta gjejnë fakt të kryer.

Ky krim po bëhet në sytë tanë, në emër të besimtarëve, nën hundën e opozitës dhe mes budallallëkut të njerëzve të Facebookut.

Në emër të fesë

Brenda një kuadrati të vogël në qendër të Tiranës ka 2 katedrale dhe 1 xhami, ndërsa teneqet pregatisin një xhami të dytë, të stërmadhe.

Është fare e qartë që e gjitha kjo është një shpërfaqje force. Fetë, përtej tolerancës me të cilën mburren, nën rrogoz po zhvillojnë prej vitesh një veprimtari të ethëshme konkurrence.

Gjtihçka po ndodh me teneqet që po shkatërrojnë parkun për ët ndërtuar një xhami, nuk ka sesi të mos dihet nga drejtuesit e fesë. Por, duket se atyre nuk u interson qyteti, por parcela e tyre, nuk u intereson interesi i gjithë qytetarëve, madje as i vetë besimtarëve të tyre, por vetëm ai i lidhur me demostrimin e forcës.

Në emër të Xhamisë

Unë besoj se një besimtar, do duhej të ishte njëkohësisht dhe një qytetar. Por kam frikë, se nga mëynra sesi fetë kanë operuar sidomos pas rënies së komunizmit alla-enver ka njerëz të cilët janë vetëm besimtarë. Ndryshe nuk kam sesi ta shpjegoj heshtjen e tyre. Sikurse dhe heshtjen e ortodoksëve kur një mega-betonizim shkatërroi një tjetër hapësirë të gjelbër, mu në qendër, në emër të një katedraleje. Natën, ajo katedrale të tremb, por nuk të fton.

Sigurisht, nëse ka njerëz në këtë vend që ndjehen më shumë besimtarë sesa qytetarë, nuk është faji i tyre. Është mënyra sesi feja zuri hapësirat boshe të lëna nga ateizmi i dhunshëm alla-enver. Por, që në emër të besimit të tyre bëhen krime të tilla, ata janë përgjegjës.

Në emër të biznesit

Për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh është thirrja në shkretëtirë e ekologjistëve, që shpjegojnë se bashklë me xhaminë do ndërtohen dhe 2 qendra tregëtare!!! Pra, nuk qenka thjeshtë “punë feje”. Më saktë, biznesi po shfrytëzon fenë për të dhunuar edhe një herë qytetarin. Ata e knaë të sigfurt që nuk ka mbulesë më të mirë për projektet e tyre të dhunshme sesa mbulesa fetare. Shumë krime janë bërë në emër të fesë. Dhe për më tepër, ata janë të bindur që hipokrizia në këtë vend do bëjë që askush të mos hapë gojën për çfarëdolloj krimi të “veshur” me xhami. Aq më pak, politika.

Në emër të popullit

Përveç disa organizatave, askush nuk protestoi. Pozita është e tredhur (ajo pjesë që nuk është e blerë). Opozita ka hallin e votave, dhe nuk ka pse të “kruhet” me një grup besimtarësh që janë më shumë besimtarë sesa qytetarë.

Është dhe grupi tjetër qesharak që u ngrit të protestonte për Parkun Gezi në Stamboll, por nuk ngrihet të protestohet për parkun e vet!! Për të qarë e për të qeshur. Na mbytën revolucionarët në Facebook, njerëzit që ndjehen “turq” e që përloten kur shohin sesi ngrihen turqit kundër despotizimit. “Revolucionarët” e tredhur të online-it. Ata që e “luftojnë” diktaturën me statuse! Ata që dalin për Erdoganin a kundër Erdoganit. Patetike, qesharake, dhe idiote.

Unë besoj se një diktaturë mund ta shembësh edhe pas ca vjetësh. Por, një monstër betoni jo. Aq më tepër, kur atë e veshin me xhami. Nuk kam dëgjuar në asnjë vend që të prishen monumentet e kultit se janë ndërtime të egra apo të paligjshme. Ne nuk shembim dot ca hundë e ca kate pa leje. Mostrat e betonit, janë aty, për të ngelur.

Në emrin tim

Një krim po bëhet në emër të besimtarëve. Dhe të gjithë po heshtin. Unë do jem aty, qoftë dhe me 10 vetë, po u mbodhën. Deri në fund.

Nga Koloreto Cukali June 20, 2013 10:19
Komento

5 Komente

  1. eri June 20, 13:30

    Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.

    Reply to this comment
  2. Shqiptar CAM June 20, 14:18

    Qe nga mbiemri cukali-poci i groshes-qe ka ne greqisht kuptohet qe poc groshe i sherben janullatosit. Shporruni bashke ate nje ore e me pare nga Shqiperia!!

    Reply to this comment
  3. Arbi June 20, 21:50

    Bashkohem me Z.Cukali. Ndertim qendre tregtare tek lulishtja ne emer te objektit te kultit!!!!!!!!!!!!!!! OOOOOOOOOOOOOO, ku po shkojme more!
    Verini gishtin kokes!

    Reply to this comment
  4. Liljana cuka June 21, 09:05

    Ne shekullin e XI, Italia filloi te mbulohej nga kupola te bardha,qe jane sot kishat e mrekullueshme dhe jane objekt studimi i kritikeve te artit, cfare po u ndodhte njerezve ne ate kohe? Nga se kishin frike qe ndertonin keto objekte per t’ia dedikuar zotit qe t’i mbronte, nga cfare …? Nga fenomenet e natyres qe nuk dinin t’i shpjegonin? Fenomene te tjera shoqerore qe nuk mund tu jepnin pergjigje?! Po shqiptaret e sotem, nga se kane frike qe po ndertojne cafre po ndertojne?! Si munden te kalojne kaq shpejte “nga i vetmi vend ateist ne bote” ne vendin qe po ndertojne aktualisht? Kur do ta gjejne si duhet rrugen e vertete per te jetuar me dinjitet ne vendin dhe token e tyre ” qe Zoti” u ka caktuar?!!

    Reply to this comment
  5. dalan June 21, 20:14

    Perse nuk ka protestuar per pemet e katedrales ortodokse z. Cukali. Mos valle i dhimbsen me shume pemet e namazgjase?
    http://www.e-zani.com/2013/06/21/maskarada-ekologjike-kunder-xhamise/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*