VARGJET: Bashkëngjitjet e Rilindjes, poezitë e mia dhe Thanua me gërshërë…

May 23, 2015 20:00

VARGJET: Bashkëngjitjet e Rilindjes, poezitë e mia dhe Thanua me gërshërë…

Arben Duka

Tani gjithë fitorja,
u kthye në bindje,
që kur Nardi Ndoka,
hyri në Rilindje!
 
Duken parametrat,
tani janë shkëlqyshëm,
se u kthye Ndoka,
ky burrë i… pathyshëm!?
 
Kështu i thanë Ndokës
kur u ngrit sipari,
po ç’ne “i pathyshëm”,
Ndokë shakatari?!
 
Këtë epitet,
s’e kuptoj dot mirë,
sa majtas-sa djathtas,
duke u lëpirë!
 
Tani Ndoka është,
Një Idriz i dytë,
edhe në pushtet,
dhe në opozitë!
 
Radhët e Rilindjes,
Nardi na i mbushi,
zuri tamam vendin,
që kishte Gjinushi!

 

*******

Nardi Ndoka filozofi,

që mund të bëj’ të pabërën,

po unë s’e kaloj dot masën,

se Thanua përdor gërshërën!

 

Se Thanua përdor gërshërën,

i hyn poetit nè hak,

se  nivelin e kritikës,

E ka Thanua me merak!

 

Unë kritikën e kam punë,
jo se kam ndonjë dëshirë,
Ja më thoni për bashkëngjitjet
shkruan dot një fjalë të mirë??

Se nga kamp’ i Salës erdhën
se aty s’ka më thërrime,
nëse do t’i përshëndesja,
do pështyja veten time!

Nardi kuqëlon si shegë,
tani që nuk është më blu,
se hidhet degë më degë,
dhe kalon hu përmbi hu!

Ndryshimi i qeverisë,
tani s’është më thashethem,
dhe një portofol për Nardin,
nuk do ishte hiç problem!

S’është problem një portofol,
dhe për Ndokën dhe Idrizin,
këta orën politike,
me pushtetin e kurdisin!

Në rrugët e bashkëngjitjes,
janë vërtetë të pathyshëm,
të paepur gjer në vdekje,
për t’u bërë të neveritshëm!

Më lë Thanua horizont,
në kufirin e pickimit,
Por ka ikur për Rilindjen,
kohë e artë e admirimit!

May 23, 2015 20:00
Komento

7 Komente

  1. katarakti May 23, 19:12

    Mire ia ke bere atij palloshit te gjate.

    Reply to this comment
  2. mali May 23, 19:36

    Ke here pas here ndonje luhatje tensioni ti Beno, por perseri Ben mbetesh.
    Nuk duhet te emocionohemi se saliu shan Piktorin. qiqrat prape bashke i kane.dhe i ndajne.

    Reply to this comment
  3. LOVE May 23, 21:12

    This is miracle of ….RRRRRILINDJA
    ky termi “bashkengjitje’ nuk ngjit dhe aq shume …dicka me ….popullore duhej 🙂

    THANO , po ti ke marr gersheret per …Hola Muchacho ?!
    he mo he , se ne e dime qe pilosssof Ndoka ,eshte vlere e shtuar per rrrrrrilindjen 🙂

    Reply to this comment
  4. lato May 23, 22:34

    Ai qe le shtepine e vet pa buke;me bereqetin qe mbolli,sherbeu dhe korri familja,ushqen delenxhijte e botes, e zente trau brenda!Para Edit e beri Nano kete pune dhe tani sillet si qen zorresh, rrugeve.

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi May 24, 00:05

    A u binde o Arben Duka sa të drejtë ka Ben Blushi për hasanizmin rilindas? Unë e di që jini i bindur por dua t’jua vë në vëmëndje këtë temë dhe këtë semundje që po e asfikson të majtën shqiptare! Thano është rrënjë tabani por duhet ta dini se gërshërët e tij janë gërshërët e financuesve të gazetës dhe të priten mustaqet po nuk i përdore sipas “teletajpit” të Lunxherisë! Megjithatë Thano del shpesh nga rrjeshti kur shfaqet radikalisht me ca editoriale që presin si puna e biçakut të Çeços! Eh ja komentova ashtu kot sepse e di që i di gjërat por në këtë botë të nardëve e të idrizëve,të hasanëve e të shejtanëve të nënujshëm është shumë e vështirë ta drejtosh anijen sipas kursit! Nderime Arben Lunxhëria!

    Reply to this comment
    • Eftiqia May 24, 16:04

      Profesor/Doktor i Shkencave Seksuale,Shkelqesia e Tij PellumbgQazimi!
      Si GJENETAL i madh,tani do na e nxjerresh TRADHETAR edhe STALININ pse u lidh dhe bashkepunoi me ARMIQTE E TIJ TE MEDHENJ SHBA dhe Britanine e Madhe,per te SHFAROSUR MURTAJEN NAZI-FASHISTE!!!
      He fol,o zuzar,cfare duhet te bente Edi Rama tani kur KUCEDRA SALI BERISHA eshte gjalle,ka pushtuar GJYKATAT,PROKURORITE,PRESIDENCEN etj dhe nuk le te denohen KRIMINELET DHE HAJDUTET E KETIJ POPULLI???

      Reply to this comment
  6. Marko May 24, 12:12

    Marko
    Vertete njerez te tille qe ndrojne partite sa here ndrohen pushtetet i meritojne bejtet e Agron Dukes. Por shikoni Pak me thelle.Edit po i futen burgjeve deputetet dhe Meta i rri mbi koke si zhgabonje ,se paku, ti diktoje kushtet ne favor te pasurimit,dhe se shumti,ti mare partine.
    Cdo te benit ju po te ishit ne vend te Rames,sidomos kur reformat e rendesishme kerkojne 84 vota ? Politika nuk behet me inat,por me llogari dhe me mend ne koke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*