Bashkëqeverisja me njerëzit e thjeshtë, Tahiri zbulon planin

October 7, 2017 12:07

Bashkëqeverisja me njerëzit e thjeshtë, Tahiri zbulon planin

Koordinatori Kombëtar për Bashkëqeverisjen me njerëzit e thjeshtë, Saimir Tahiri na tregoi konkretisht se si do të bëhet kjo bashkëqeverisje.

Tahiri theksoi se kjo risi do të jetë një pasqyrë e vërtetë. Dy rrugë ka sipas Tahirit, “ose të mbyllim sytë, të vrasim të ardhmen e fëmijëve tanë, ose të çlirohemi nga pengesa e djeshme ndoshta dhe e sotmja”.

Qeveria Rama 2 do të shkojë me këtë të dytën, theksoi Koordinatori për Bashkëqeverisjen.

Njerëzit nuk besojnë dhe për këtë nuk kanë faj. Nga njëra anë Administrata, nga ana tjetër drejtësia kanë bërë punë me sukses për të shembur besimin e njerëzve. Prandaj njerëzit presin zgjidhje nga ne.

Ne fituam vetëm me njerëzit, kur ndoshta e kishim kollaj të fitonim me partitë.

Ne kemi dy rrugë: Ose të mbyllim sytë, të vrasim të ardhmen e fëmijëve tanë, ose të çlirohemi nga pengesa e djeshme ndoshta dhe e sotmja për të shkuar tek njerëzit dhe hallet e tyre.

Ne do t’i referohemi të dytës, sot e në vazhdim. Jemi të parët që arrijmë t’ja dalim.

Kryeministri hapi dje një dritare jo të vogël. Bashkëqeverisja me njerëzit mund të jetë rruga më e mirë, për të bërë diçka që s’e kanë bërë të tjerët më parë.

Është kostoja jonë për shkak të mosbesimit që kanë ngritur të tjerët para nesh. Do bëjmë të lehtë, që çdo njeri të ketë kontakt me atë që ndoshta i bën padrejtësi.

Bashkëqeverisja nuk është me njerëzit që na duan, por për të gjithë njerëzit. Për këtë na duhet një pasqyrë sepse historia ka treguar se kush është parë në pasqyrë nuk ja ka dalë dot. Bashkëqeverisja do të jetë një pasqyrë e vërtetë.

Të nxisim njerëzit që të na besojnë hallet e tyre”, tha Tahiri në fjalën e tij në Asamble.

October 7, 2017 12:07
Komento

2 Komente

  1. Arber I October 7, 12:32

    Kjo eshte rruga e drejte per degjimin e halleve te njerezve dhe pastaj per ngritjen e institucioneve te verteta demokratike, sipas modelit te SHBA-ve. Studioni institucioent e SHBA-ve dhe mos beni shartime si deri me sot: pak nga pervoja italiane, pak nga ajo gjermane, pak anga ajo portugese etj. etj.sallate ruse.

    Reply to this comment
  2. ninieta October 7, 19:43

    dhe bashkeqeverisja do jete nje flluck shume reklam i bene ne fillim kur kerkonin kandidate se do ishin te drejte me perzgjedhjen po kane mare gjithe freshistat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*